Aktualitet

Korrupsion pasiv dhe fshehja e të ardhurave, dosja e mjekut kardiolog Edvin Prifti kalon për gjykim

Mbi Priftin rëndojnë akuzat për veprat penale “korrupsion pasiv” në shtatë raste, “fshehja e të ardhurave”,  “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “pastrimi i parave”.

24 Dhjetor 2025, 12:45 Nga E.d
Korrupsion pasiv dhe fshehja e të ardhurave, dosja e mjekut kardiolog Edvin
Foto ilustruse

TIRANË- Dosja e mjekut Edvin Prifti ka kaluar për gjykim. Prifti dyshohet se ka marrë rryshfet gjatë kryerjes së detyrës si mjek kardiolog, në këmbim të ndërhyrjeve kardiake.

Mbi Priftin rëndojnë akuzat për veprat penale “korrupsion pasiv” në shtatë raste, “fshehja e të ardhurave”,  “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “pastrimi i parave”. Sipas hetimeve të SPAK ryshfeti kundrejt ndërhryjeve kirurgjikale, është kryer në shtatë raste të ndërhyrjeve kardiake. Megjithatë mjeku kardiolog i ka mohuar të gjitha akuzat, duke pretenduar se është i pafajshëm./Dosja.al

edvin prifti korrupsion pasiv fshehja e të ardhurave

Sondazh

Poll