Aktualitet

I shpallur në kërkim për mashtrim dhe bëri aksident, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

Sipas autoriteteve, në vitin 2022 ai kishte administruar një subjekt përmes të cilit janë lëshuar fatura fiktive me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.

24 Dhjetor 2025, 11:58 Nga E.d
I shpallur në kërkim për mashtrim dhe bëri aksident,
Foto ilustruese

DURRËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 32-vjeçar në Sukth. Ai ishte shpallur në kërkim më parë nga policia për veprën penale “Krijimi i skemave të mashtrimit lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. 

Sipas autoriteteve, në vitin 2022 ai kishte administruar një subjekt përmes të cilit janë lëshuar fatura fiktive me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore. 32-vjeçari u arrestua pas një aksidenti rrugor dhe pas testit të alkoolit, rezultoi që kishte pirë mbi normat e lejuara.

Njoftmi i policisë

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë arrestuar një 32-vjeçar në Sukth, pas një aksidenti rrugor dhe verifikimeve të mëtejshme që zbuluan se ai ishte në kërkim nga drejtësia.

Ngjarja u regjistrua pasi një automjet u përplas me disa pemë. Menjëherë pas njoftimit, policia mbërriti në vendngjarje për kryerjen e veprimeve procedurale. Gjatë kontrolleve, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. D., iu nënshtrua testit të alkoolit, ku rezultati në matjen e dytë ishte 1.29 mg/l, mbi normat e lejuara.

Nga verifikimet rezultoi se 32-vjeçari ishte aktualisht në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar në vitin 2024 me dy vjet burgim për veprën penale “Krijimi i skemave të mashtrimit lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Sipas autoriteteve, në vitin 2022 ai kishte administruar një subjekt përmes të cilit janë lëshuar fatura fiktive me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.

Si pasojë e aksidentit, pasagjeri në automjet pësoi dëmtime të lehta. Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi A. D. u vu në pranga dhe do t’i dorëzohet Policisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore./Dosja.al

 32-vjeçar policia sukth

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Dhjetor 2025, 10:38 Ferdinand Dervishi

Videot e Agasit kapin edhe vjedhësit e TIMS

Pamjet nga dosja Në vendimin e Gjykatës së Posaçme për masat e arrestit të të akuzuarve për tenderat e AKSHI-t, k...