Aktualitet

Fuste në Shqipëri mallra kontrabandë nga Greqia, arrestohet 49-vjeçari në Korçë dhe procedohet penalisht doganieri

Mbi 49-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

24 Dhjetor 2025, 11:44 Nga E.d
Fuste në Shqipëri mallra kontrabandë nga Greqia, arrestohet
Foto ilustruese

KORÇË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 49-vjeçar, banues në Korçë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, janë gjetur veshje të ndryshme pa faturat përkatëse, të cilat dyshohet se i ka futur në Shqipëri, pa kryer procedurat e zhdoganimit.

Mbi 49-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Policia ka nisur procedimin penal edhe ndaj doganierit, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. 

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast të kontrabandës së mallrave.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në lagjen nr. 6, Korçë, automjetin me drejtues shtetasin V. T. Gjatë kontrollit në automjet, janë gjetur veshje të ndryshme pa faturat përkatëse, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka futur në Shqipëri, pa kryer procedurat e zhdoganimit.

Në vijim të veprimeve për këtë rast:
-u arrestua në flagrancë shtetasi V. T., 49 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”

u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin R. M., 40 vjeç, banues në Pogradec, doganier në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, pasi dyshohet se nuk ka kryer detyrën për të kontrolluar automjetin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

korçë doganieri greqia

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Dhjetor 2025, 10:38 Ferdinand Dervishi

Videot e Agasit kapin edhe vjedhësit e TIMS

Pamjet nga dosja Në vendimin e Gjykatës së Posaçme për masat e arrestit të të akuzuarve për tenderat e AKSHI-t, k...