Aktualitet

Vranë 20-vjeçarin Pavlin Preka pasi donte të fejohej me 16-vjeçaren, lihen në burg dy autorët e dyshuar! (Si ndodhi ngjarja)

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Vasel Koçekun 43 vjeç dhe Klaudio Lisajn 20 vjeç, të dyshuar si autorë të vrasjes së 20-vjeçarit.

24 Dhjetor 2025, 11:36 Nga D.S

Vranë 20-vjeçarin Pavlin Preka pasi donte të fejohej me

SHKODËR- Autorëve të dyshuar të vrasjes së Pavlin Prekës, iu është caktuar masa e sigurisë "arrest me burg". Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Vasel Koçekun 43 vjeç dhe Klaudio Lisajn 20 vjeç, të dyshuar si autorë të vrasjes së 20-vjeçarit.

Prokurori Albert Murçaj, drejtues i Prokurorisë së Shkodrës, kërkoi masën më të rëndë të sigurisë, duke theksuar se ekzistojnë përgjime, të cilat vijojnë të jenë sekret hetimor, dhe që sipas tij përbëjnë bazë të fortë për përforcim të dyshimeve. Nga pala tjetër, avokatët mbrojtës Arbër Raja dhe Blerim Bazhdari kërkuan që ndaj Koçekut dhe Lisajt të mos përcaktohej asnjë masë sigurie, me arsyetim mungesen e provave konkrete që i lidhin drejtpërdrejt ne narrativën e me vrasjes së Pavlin Prekës.

Të dy të dyshuarit kanë mohuar në mënyrë të vazhdueshme para autoritetve, autorësinë e krimit, si gjatë marrjes në pyetje nga policia, ashtu edhe gjatë seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë. Ata kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me vrasjen dhe se në momnetin kur ka ndodhur ngjarja, ata nuk kanë qënë prezent.  Ngjarje e ndodhur më 20 shkurt të këtij viti në zonën e Gucisë së Re, njësia administrative Rrethina të Shkodrës. 

Detaje nga vrasja e Prekës

Ngjarje e ndodhur më 20 shkurt të këtij viti në zonën e Gucisë së Re, njësia administrative Rrethina të Shkodrës. Burimet hetimore, dyshojnë se vrasja mund të ketë pasur si motiv një konflikt të gjatë që lidhet me dëshirën e viktimës për t’u fejuar me vajzën e Vasel Koçekut, e cila asokohe ishte 13-vjeç.

Historia nis rreth tre vite më parë, kur Pavlin Preka i kishte kërkuar dorën për fejesë familjes Koçeku. Në atë kohë, vajza ishte vetëm 13 vjeçe, sot 16-vjeç, ndërsa Preka 17 vjeç. Kërkesa ishte refuzuar menjëherë nga babai i saj, Koçeku, me argumentin se vajza ishte e mitur. Megjithatë, gjatë viteve në vijim, Preka ka vijuar këmbëngulje për vajzën, duke shprehur ndjenjat e tij edhe tek persona të tjerë.

Familja Koçeku nuk e ka pranuar, duke e konsideruar të papranueshme për shkak të moshës së mitur të vajzës ndërsa disa herë i kanë shkuar fjalë se çfarë thoshte viktima. Sipas hetimeve dyshohet se mëngjesin e 20 shkurtit, Klaudio Lisaj, i njohur i viktimës dhe i familjes Koçeku, e ka nxjerrë Pavlin Prekën nga banesa e tij në Guci të Re. Më pas, sipas dyshimeve të prokurorisë, Vasel Koçeku e ka qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Trupi i pajetë i 20-vjeçarit u gjet disa orë më vonë nga familjarët, pasi ai nuk u përgjigjej thirrjeve telefonike. I afërmi i tij, konkretisht xhaxhai i viktimës, u tha autoriteve që Pavlin Preka nuk kishte pasur probleme me njeri dhe se jetonte i qetë dhe pa trazira mes Shkodrës dhe Dukagjinit. Hetimet për vrasjen e Pavlin Prekës vijojnë, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi Shkodrën 10 muaj më parë./Dosja.al 

 

pavlin preka shkoder vrasja

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Dhjetor 2025, 10:38 Ferdinand Dervishi

Videot e Agasit kapin edhe vjedhësit e TIMS

Pamjet nga dosja Në vendimin e Gjykatës së Posaçme për masat e arrestit të të akuzuarve për tenderat e AKSHI-t, k...