Politike

Ministri Vengu njofton pajisjen e ushtrisë shqiptare me sistemin raketor “Javelin”: Forcon aftësitë mbrojtëse dhe ndërveprueshmërinë me NATO-n

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Vengu shkruan se kjo është bërë e mundur falë bashkëpunimit me SHBA-në.

24 Dhjetor 2025, 09:25 Nga E.d
Ministri Vengu njofton pajisjen e ushtrisë shqiptare me sistemin raketor
Foto ilustruse

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka bërë me dije se Shqipëria është pajisur me sistemin raketor “Javelin”. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Vengu shkruan se kjo është bërë e mundur falë bashkëpunimit me SHBA-në. Në postimit e tij, ai shkruan se ardhja e sistemeve Javelin, forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare, rrit parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Pirro Vengu (@pirro_vengu)

 

“Ardhja e sistemeve Javelin, falë bashkëpunimit me aleatin tonë strategjik SHBA, forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare, rrit parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare”, shkruan Vengu./Dosja.al

pirro vengu javelin shba

Sondazh

Poll