Aktualitet

Emigrantët dynden në atdhe për festat e fundvitit/ Rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës, po punohet me tre sportele në hyrje dhe dy në dalje

Sipas informacioneve nga autoritetet doganore, po punohet me tre sportele në hyrje dhe dy sportele në dalje, ndërsa për autobusët janë në funksion dy sportele enkas për ta. 

24 Dhjetor 2025, 10:52 Nga E.d
Emigrantët dynden në atdhe për festat e fundvitit/ Rritet fluksi
Foto ilustruse

KORÇË- Në pikën kufitare të Kapshticës është shënuar një rritje e numrit të personave, të cilët kanë hyrë në territorin vendas. Ky fluks vjen në prag të vigjiljeve të Krishtlindjes. Fluksi më i madh është në hyrje të territorit shqiptar. Kjo pasi shumë emigrantë kanë zgjedhur të kthehen pranë familjeve, për të festuar festat e fundvitit.

Sipas informacioneve nga autoritetet doganore, po punohet me tre sportele në hyrje dhe dy sportele në dalje, ndërsa për autobusët janë në funksion dy sportele enkas për ta. Bazuar në të dhënat zyrtare ka nisur regjistrimi me procedurë të përshpejtuar për mjetet me targa greke. Policia Kufitare është angazhuar me qëllim shamngien e rradhëve të gjata dhe përshpejtimin e procedurës për udhëtarët./Dosja.al

kapshticë krishtlindje  policia kufitare

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Dhjetor 2025, 10:38 Ferdinand Dervishi

Videot e Agasit kapin edhe vjedhësit e TIMS

Pamjet nga dosja Në vendimin e Gjykatës së Posaçme për masat e arrestit të të akuzuarve për tenderat e AKSHI-t, k...