Aktualitet

U kap me 38 kilogramë kokainë, 40-vjeçari shqiptar dënohet me 5 vite burg në Francë

Mediat franceze shkruajnë se kokaina e kapur nga policia kapte vlerën mbi 1.5 milion eurosh.

24 Dhjetor 2025, 10:37 Nga E.d
U kap me 38 kilogramë kokainë, 40-vjeçari shqiptar
Foto ilustruse

FRANCË- Një 40-vjeçar me origjinë shqiptare është kapur nga policia franceze me 38.5 kg kokainë, më 11 nëntor të vitit 2025. Konkretisht ai u ndalua nga policia në rrugën Kombëtare 9, pranë qytetit të Béziers.

"Ky individ po ngiste vetëm një furgon kampingu, të marrë me qira në Gjermani. Një kontroll i automjetit zbuloi 35 pako celofani të vulosura me nxehtësi të fshehura nën dyshekun në çatinë e hapur , që përmbanin kokainë."  tha prokurori i Béziers, Arnaud Faugère.

Mediat franceze shkruajnë se kokaina e kapur nga policia kapte vlerën mbi 1.5 milion eurosh. Prokurori tha që ndërsa shqiptari ishte në paraburgim, ai mohoi akuzat për posedim dhe transportim të lëndëve narkotike, duke shpjeguar se automjeti që po drejtonte nga Spanja në Gjermani duhet të jetë ngarkuar pa dijeninë e tij.

40-vjeçari shqiptar, i cili ishte shoferi i furgonit të kampingut u paraqit para prokurorisë publike të Béziers më 14 nëntor 2025, me akuzën e transportimit, posedimit, marrjes dhe importimit të narkotikëve, si dhe për veprën penale doganore të posedimit të mallrave të rrezikshme për shëndetin publik. Ai u dënua me pesë vite burg.

“Shtetasi shqiptar, i cili nuk ishte dënuar kurrë më parë nga sistemi francez i drejtësisë, u gjykua më 22 dhjetor 2025 në paraqitje të menjëhershme nga gjykata penale e Béziers, e cila e dënoi atë me 5 vjet burgim me paraburgim të vazhdueshëm, përveç një ndalimi nga territori francez për një periudhë prej 5 vitesh dhe konfiskimit të sendeve të sekuestruara”, njoftoi prokurori./Dosja.al

kokainë franca shqiptar

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Dhjetor 2025, 10:38 Ferdinand Dervishi

Videot e Agasit kapin edhe vjedhësit e TIMS

Pamjet nga dosja Në vendimin e Gjykatës së Posaçme për masat e arrestit të të akuzuarve për tenderat e AKSHI-t, k...