Politike

Ministri Salla publikon video nga ferma në Dibër/ Fermeri mbarështon rreth 2000 dele! Salla: Qumështin e dërgon në baxho, duke mbështetur zinxhirin vendas të prodhimit

Salla shkruan, Muis Zenelin, një fermer i përkushtuar që mbarështon rreth 2 000 dele, 78 lopë dhe 65 viça, i cili përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes për naftën dhe blegtorinë ul kostot dhe garanton vazhdimësinë e fermës

23 Dhjetor 2025, 15:02 Nga D.S

Ministri Salla publikon video nga ferma në Dibër/ Fermeri

DIBËR- Ministri i Bujqësisë dhe i Zhvillimit Rural, Andis Salla , ka shpërndarë një video në rrjetin e tij në Facebook nga Dibra. Salla shkruan, Muis Zenelin, një fermer i përkushtuar që mbarështon rreth 2 000 dele, 78 lopë dhe 65 viça, i cili përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes për naftën dhe blegtorinë ul kostot dhe garanton vazhdimësinë e fermës. Me anë të kontributit të tij në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, Zeneli mbështet zinxhirin vendas të prodhimit në Shqipëri.

"Mirëmëngjes nga fshati Dohoshisht në Dibër, me Muis Zenelin, një fermer i përkushtuar që mbarështon rreth 2 000 dele, 78 lopë dhe 65 viça . Qumështin e dërgon në baxho, duke mbështetur zinxhirin vendas të prodhimit, ndërsa përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes për naftën dhe blegtorinë ul kostot dhe garanton vazhdimësinë e fermës, si dhe prodhim cilësor e produkte #MadeInAlbania."/Dosja.al

diber muis zeneli

Sondazh

Poll