Politike

"Disa prej jush në vështirësi ekonomike", Rama për nxënësit ekselentë: Mos kërkoni justifikime, por suksesin! Edhe një "9" është shtysë për të ecur përpara

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama vuri në dukje se arritjet e këtyre nxënësve kanë një vlerë edhe më të madhe, pasi shumë prej tyre vijnë nga familje me vështirësi ekonomike.

23 Dhjetor 2025, 14:21 Nga M.L
"Disa prej jush në vështirësi ekonomike", Rama për
Edi Rama

TIRANA- Plot 190 maturantë nga shkollat e mesme të gjithë vendit janë vlerësuar me medalje ari për rezultatet e shkëlqyera në përfundim të arsimit të mesëm të lartë. Ceremonia e nderimit u zhvillua në ambientet e Kryeministrisë, ku të pranishëm ishin nxënës, prindër dhe përfaqësues të institucioneve arsimore.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama vuri në dukje se arritjet e këtyre nxënësve kanë një vlerë edhe më të madhe, pasi shumë prej tyre vijnë nga familje me vështirësi ekonomike. Ai theksoi se kushtet sociale nuk janë pengesë për suksesin kur ekziston vullneti dhe përkushtimi, duke përgëzuar të rinjtë për faktin se kanë zgjedhur të synojnë rezultatet dhe jo justifikimet.

Rama ndau edhe një shembull simbolik nga Pogradeci, ku dy vëllezër binjakë kanë përfunduar shkollën me rezultate shumë të larta, por vetëm njëri prej tyre u vlerësua me medalje ari për shkak të një note më pak.

“Shembujt janë shumë të rëndësishëm për të na nxitur që të vazhdojmë më tutje. Shembujt na nxitin në forma të ndryshme. Disa prej jush jetojnë në familje që kanë vështirësi reale për të arritur fundin e muajit dhe thënë këtë i keni justifikimet për të mos dalë me medalje ari, madje dhe për të mos shkuar në shkollë fare. Por dallimi që bëni ju, është se nuk shkoni në kërkim të justifikimeve, por në kërkim të suksesit. Unë ju falënderoj me mirënjohje për këtë. Më thanë se këtu ka një djalë që vjen nga Pogradeci dhe është vëllai binjak i një djali tjetër, që nuk e merr medaljen e artë si ky i pari, sepse ka marrë një 9. Është një 9 që bën që në atë shtëpi ku janë dy vëllezër binjakë ekselentë, sot të shkojë vetëm një medalje. Nuk dua t’i them djalit që do të marrë djalit që do të marrë medaljen, por dua t’i them atij djalit që s’do e marrë, që ajo 9 nuk e bën aspak që të ndihet i dyti pas të vëllait. Por unë kam bindjen që ajo 9 do ta ndihmojë që në pjesën tjetër të rrugës, ta kalojë vëllain. Unë dua të ftoj këtë që do të marrë medaljen të vijë këtu”, tha Kryeministri.

edi rama

Sondazh

Poll