"Policia të mos i prekë me dorë", Berisha: Të lirohen menjëherë protestuesit! Janë arrestuar edhe dy kosovarë që kishin ardhur si turistë
Në një konferencë për shtyp, Berisha kërkoi lirimin e menjëhershëm të personave të ndaluar, duke theksuar se mes tyre ndodhen edhe dy shtetas nga Kosova, të cilët ndodheshin në Shqipëri për arsye turistike dhe nuk kishin lidhje me ndonjë akt dhune.
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas ndalimeve të kryera nga Policia e Shtetit pas protestës së zhvilluar një ditë më parë, duke i cilësuar veprimet e uniformave blu si të pajustifikuara dhe me karakter represiv ndaj qytetarëve që, sipas tij, protestuan në mënyrë paqësore. Në një konferencë për shtyp, Berisha kërkoi lirimin e menjëhershëm të personave të ndaluar, duke theksuar se mes tyre ndodhen edhe dy shtetas nga Kosova, të cilët ndodheshin në Shqipëri për arsye turistike dhe nuk kishin lidhje me ndonjë akt dhune.
Sipas tij, ndalimi i tyre përbën një përpjekje për të deformuar realitetin dhe për të stigmatizuar protestën. Ai paralajmëroi autoritetet policore që të ndalojnë çdo formë presioni apo force ndaj protestuesve, duke nënvizuar se përdorimi i dhunës dhe arrestimet selektive janë shkelje e ligjit dhe synojnë kriminalizimin e kundërshtimit qytetar.
PJESË NGA FJALIMI:
Jam këtu për të denoncuar me forcën më të madhe provokacionet dhe terrorin policor ndaj disa të rinjve, të cilat nuk kanë kryer absolutisht as edhe aktin më të vogël të dhunës. Janë ndaluar 10, nga të cilët 4 janë arrestuar. Erlis Sina, Artan Hysenaj, Albi Kryezoi, Xhejson Prendi. Dy prej tyre janë kosovarë, turistë të ardhur dhe janë arrestuar nga policia sapo kanë marrë vesh se janë kosovarë për të mundur me akuzuar edhe qytetarët e Kosovës për pjesëmarrje në protesta.
E vërteta është që këta të dy kanë ardhur si turistë. Kanë qenë këtu pas protestës. Kanë bërë foto.Njëri më tha, që jam djali i një luftëtari të UÇK, dhe unë e përqafova, bëra një foto me të. Tani këtë e kanë arrestuar. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tyre dhe paralajmëroj policinë të mos prekë me dorë protestuesit se ata po luftojnë kundër hajdutëve të kombit, kriminelëve në detyrë.Të mendohen mirë, të qëndrojmë më mirë me ligjin se me kriminelin, të lirojnë menjëherë personat e arrestuar.
Sondazh
"Opozita në pushtet në mënyrë të pashmangshme", Berisha: Misioni ynë është largimi i kësaj qeverisje, qeveri teknike, zgjedhje të lira
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se aksioni opozitar nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë deri n&...
"Rama nuk do ia heqë imunitetin Ballukut", Berisha: Kjo është betejë ‘ja të vdesim, ja të rrojmë për liri’
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka përshkruar përplasjen mes opozitës dhe mazhorancës si...
Afera me sterilizimin/ Shtyhet sërish gjyqi për Ilir Beqajn, seanca e radhës në 15 janar! Ish-ministri: Ai që ka bërë kallëzimin sot është Avokat i Popullit
Ilir Beqaj TIRANA- Seanca gjyqësore për ish-ministrin Ilir Beqaj, lidhur me dosjen e sterilizimit, është shtyrë dhe do të zhv...
"I falënderoj për disiplinën dhe përmbajtjen e zemërimit"/ Berisha: Protestuesit inauguruan dje misionin e ri të opozitës për shpëtimin e Shqipërisë!
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka përshkruar si një moment historik protestën e djeshme në bu...
"Po lista e bardhë?" Rama debaton me ndërtuesin: Kam 20 vite që merrem me rracën tuaj
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka debatuar me një biznesmen nga sektori i ndëtimit ditën e sotme. Teksa kryeministri ka folur p...
Skandali për tenderat e AKSH-it! Drejtoresha Mirlinda Karçanaj delegon kompetencat pas vendosjes në "arrest shtëpie", ja kush e pason
Mirlinda Karçanaj TIRANA- Pas shpërthimit të skandalit të tenderave në Agjencinë Kombëtare të Shoqëris&...
Rama kapet me biznesmenin në takim: Për çfarë do flasësh ti? Nuk është kaq demokratike kjo mbledhja
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është përplasur me një biznesmen nga sektori i ndërtimit gjatë një taki...
VIDEO/ Pas rreth dy orësh në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Olta Xhaçka del nga SPAK! Socialistja "kyç" gojën para gazetarëve
Olta Xhaçka TIRANA- Ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, ka përfunduar pas dy orësh...
Imuniteti i Ballukut/ PD mblidhet në Këshillin e Mandateve, PS nuk shkon! Bardhi: Pengimi i drejtësisë me urdhër të Ramës, akti më i rëndë që Kuvendi ka bërë
Gazment Bardhi TIRANA- Pas mbledhjes së Sekretariatit të Etikës, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, komentoi për med...
Rama tregon 'vijën e kuqe' për Paqen Fiskale: Bëhet fjalë për ata që nuk janë në konflikt me ligjin
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar vijën e kuqe për të gjithë ata që do të përfitojnë nga ...
