Politike

"Opozita në pushtet në mënyrë të pashmangshme", Berisha: Misioni ynë është largimi i kësaj qeverisje, qeveri teknike, zgjedhje të lira

Në një konferencë për shtyp, Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama, sipas tij, po përpiqet të mbajë pushtetin përmes shumicës parlamentare, por theksoi se verdikti real nuk jepet nga mandatet, por nga qytetarët.

23 Dhjetor 2025, 13:35 Nga M.L
"Opozita në pushtet në mënyrë të
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se aksioni opozitar nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë deri në realizimin e objektivave të saj politike, duke theksuar se ndryshimi i qeverisjes aktuale është vetëm çështje kohe. Në një konferencë për shtyp, Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama, sipas tij, po përpiqet të mbajë pushtetin përmes shumicës parlamentare, por theksoi se verdikti real nuk jepet nga mandatet, por nga qytetarët.

Ai shtoi se Rama është tashmë i delegjitimuar në sytë e publikut dhe faktorëve ndërkombëtarë.

Duke folur për hapat e ardhshëm, Berisha u bëri thirrje qytetarëve dhe strukturave opozitare të jenë të përgatitur për një fazë më intensive të përballjes politike, me synim krijimin e një qeverie të përkohshme, garantimin e zgjedhjeve të ndershme dhe rikthimin e opozitës në drejtimin e vendit.

PJESË NGA FJALIMI:

Ndaj dhe beteja jonë vazhdon deri në fitore dhe ne do e fitojmë këtë betejë. Edi Rama mendon të përdorë mandatet si bajoneta krimi për të mbrojtur veten e tij. Gabohet shumë rëndë. Gjithçka është në dorë të qytetarëve tani. Mbrëmë, ai u shkarkua nga detyra de facto. Para të gjithë botës është një kapobandë nuk është asgjë më shumë. Një avokat mjeran që fshihet pas Lubi Ballukut, pas Ergys Agasit etj me radhë.

Duke falënderuar edhe njëherë me mirënjohjen më të madhe të gjithë ata të rinj, të reja, burra, gra, të moshuar, pensionistë që lanë çdo gjë dhe mbushën sheshin, i ftoj të jenë të gatshëm të përshkallëzojmë luftën, betejën tonë gjer në përmbushjen e misionit. Misioni ynë është largimi i kësaj qeverisje, qeveri teknike, zgjedhje të lira. Opozita në pushtet në mënyrë të pashmangshme.

sali berisha

Sondazh

Poll