23 Dhjetor 2025, 14:25
Nga M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se partia e tij mbështet raportin e OSBE-ODIHR dhe kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa pretendime për ndarje të pushtetit. Gjatë një konference për shtyp, ai theksoi se, ndryshe nga viti 2001, kur procesi zgjedhor çoi në një ndarje pushteti, sot PD synon vetëm krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe një qeveri teknike, pa hyrë në pazare politike.
Berisha shtoi se opozita ka përgjegjësi të madhe në këtë moment: ose do të përpiqet të largojë qeverinë aktuale dhe të hapë rrugën për zgjedhje të ndershme, ose roli i saj mbetet fiktiv. Ai kritikoi gjithashtu deklaratat kontradiktore që janë bërë nga qeveria, duke theksuar se kjo nuk dobëson qëndrimin e PD-së për transparencë dhe integritet të procesit zgjedhor.
PJESË NGA FJALIMI:
Ne vlerësojmë shumë raportin që bëri OSBE-ODIHR. Ne kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk kërkojmë ndarje pushtetesh. Jo, nuk kërkojmë ndarje pushteti ne. Domethënë, në 2001-shin ne realizuam mbrojtjen e votës dhe jo vetëm kaq, por një proces i cili çoi në një ndarje pushteti. Ne nuk kërkojmë ndarje pushteti sot. Në dallim nga 2001-shi, sot pas 24 vitesh, Partia Demokratike nuk kërkon ndarje pushteti. Kërkon zgjedhje të lira, kërkon qeveri teknike dhe këtu qëndrojmë ne. Nuk ka njeri që mund të mbrojë këto zgjedhje. Ju e patë ç’ndodhi. U bë një deklaratë që u përgënjeshtrua të nesërmen, të pasnesërmen, dy herë.
Pra, kjo, Anisa, është, ne jemi mirënjohës pafundësisht, por nuk e vlerësojmë se Partia Demokratike duhet të hyjë në pazare për të ndarë pushtetin. Tani Partia Demokratike është në një situatë që, me këtë qeveri, ose largon këtë qeveri nga pushteti dhe hap rrugën për qeveri teknike e zgjedhje të lira, ose këtu opozita është fiktive dhe tërësisht fiktive. Pra është, është një taktikë e re kjo e Partisë Demokratike.
sali berisha
Politike
23 Dhjetor 2025, 14:21
M.L
Edi Rama
TIRANA- Plot 190 maturantë nga shkollat e mesme të gjithë vendit janë vlerësuar me medalje ari për rezultatet e...
Politike
23 Dhjetor 2025, 14:12
I.A
Antony Blinken dhe Edi Rama
SHBA- Media prestigjoze amerikane 'The Washington Times' i ka kushtuar një artikull vendin tonë, në lidhje ...
Politike
23 Dhjetor 2025, 14:19
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi një libër të ri që, sipas tij, dokumenton përpj...
Politike
23 Dhjetor 2025, 14:07
M.L
Salianji-Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar situatën e Ervin Salianjit. Në një konfernc&eu...
Politike
23 Dhjetor 2025, 13:40
M.L
Raporti
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë të ditur publikimin e një raporti të zgjeruar t&eu...
Politike
23 Dhjetor 2025, 13:36
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas ndalimeve të kryera nga Policia e Shtetit pas ...
Politike
23 Dhjetor 2025, 13:35
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se aksioni opozitar nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë deri n&...
Politike
23 Dhjetor 2025, 13:27
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka përshkruar përplasjen mes opozitës dhe mazhorancës si...
Politike
23 Dhjetor 2025, 13:20
M.L
Ilir Beqaj
TIRANA- Seanca gjyqësore për ish-ministrin Ilir Beqaj, lidhur me dosjen e sterilizimit, është shtyrë dhe do të zhv...
Politike
23 Dhjetor 2025, 13:15
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka përshkruar si një moment historik protestën e djeshme në bu...