Politike

Kaosi në Kuvend! PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës, nis mbledhja e Sekretariatit të Etikës

Mazhoranca ka deklaruar se aktet e dhunës në Kuvend ishin të organizuara dhe të drejtuara nga udhëheqës të Partisë Demokratike, përfshirë Sali Berishën, Flamur Nokën dhe Gazment Bardhin.

23 Dhjetor 2025, 10:09 Nga M.L

Kaosi në Kuvend! PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve

TIRANA- Ka nisur mbledhja e Sekretariatit të Etikës për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës, të akuzuar nga mazhoranca për përfshirje në incidentet gjatë seancës plenare të Kuvendit.

Mbledhja e mëparshme ishte shtyrë pasi deputetët e përfshirë kërkuan kohë për të njohur provat e paraqitura. Ndërkohë, PS ka kërkuar nga Prokuroria të verifikojë mundësinë e nisjes së një hetimi penal ndaj deputetëve Flamur Noka dhe Klevis Balliu, pas përplasjes me punonjësit e Gardës.

Mazhoranca ka deklaruar se aktet e dhunës në Kuvend ishin të organizuara dhe të drejtuara nga udhëheqës të Partisë Demokratike, përfshirë Sali Berishën, Flamur Nokën dhe Gazment Bardhin.

komisioni i etikes deputetet e pd ps

Sondazh

Poll