Politike

VIDEO/ Deputetja socialiste Olta Xhaçka paraqitet në SPAK, "kyç" gojën para gazetarëve

Më herët, SPAK ka njoftuar se ka kryer hetime të shumta, përfshirë veprimtarinë e shtetasit Artan Gaçi në kuadër të bashkëpunimit të supozuar apo dijenisë së tij mbi dokumente të falsifikuara, përmes të cilave është përfituar toka e llojit truall.

23 Dhjetor 2025, 09:58 Nga M.L
VIDEO/ Deputetja socialiste Olta Xhaçka paraqitet në SPAK,
Olta Xhaçka

TIRANA- Ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, u paraqit mëngjesin e sotëm pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ajo nuk komentoi para gazetarëve lidhur me arsyet e vizitës së saj.


Më herët, SPAK ka njoftuar se ka kryer hetime të shumta, përfshirë veprimtarinë e shtetasit Artan Gaçi në kuadër të bashkëpunimit të supozuar apo dijenisë së tij mbi dokumente të falsifikuara, përmes të cilave është përfituar toka e llojit truall.


Organi i akuzës ndër të tjera sqaron se asnjë e dhënë e sipërfaqeve konkrete nuk ka rezultuar në lidhje me përfitimin e trojeve të sekuestruara apo konfiksuara për shkak të detyrës që ushtronte në atë periudhë subjekti i posaçëm Olta Xhaçka.

olta xhaçka ne spak olta xhaçka

Sondazh

Poll