Politike

Hodhën molotovë drejt kryeministrisë/ Pas protestës kombëtare, policia shoqëron 10 persona në Komisariat

Arsyeja e shoqërimeve lidhet me hedhjen e molotovëve drejt godinës së kryeministrisë, sapo kreu i Partisë Demokratike, mbylli fjalimin në shesh.

22 Dhjetor 2025, 21:39 Nga D.S
Hodhën molotovë drejt kryeministrisë/ Pas protestës
Foto nga kryeministria

TIRANË- Policia e shtetit bën me dije se, ka shoqëruar në komisariatet e Tiranës, 10 persona pas përmbylljes së protestës kombëtare të opozitës. Arsyeja e shoqërimeve lidhet me hedhjen e molotovëve drejt godinës së kryeministrisë, sapo kreu i Partisë Demokratike, mbylli fjalimin në shesh.

Gjithashtu mësohet se disa prej deputetëve të PD-së ndodhen pranë komisariatit nr.1 në Tiranë, pranë protestuesve të shoqëruar, në mbështetje të tyre./Dosja.al 

protesta pd

Sondazh

Poll