Politike

"Dola të shpreh mirënjohjen për luftëtarët e lirisë dhe misionarët"/ Berisha bën xhiro në bulevard pas fjalimit: Protestë historike, tani vetëm betejë

Në një bashkëbisedim me gazetarët ai u shpreh se, ata janë 'luftëtarë' të lirisë dhe se është tejet mirënjohës ndaj tyre.

22 Dhjetor 2025, 20:12 Nga D.S
"Dola të shpreh mirënjohjen për luftëtarët e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi si 'të kënaqshme' pjesëmarrjen e mbështetësve të opozitës në protestë. Në një bashkëbisedim me gazetarët ai u shpreh se, ata janë 'luftëtarë' të lirisë dhe se është tejet mirënjohës ndaj tyre.

“E patë apo jo, Agasi, e patë apo jo? Afera më e padëgjuar ndonjëherë në histori. Unë dija vetëm një, sot dolën edhe 2 të tjera. 700 milionë euro. Çdo gjë për familjen, pse ama? Që të pasuronte familjen Rama. Kjo është një nga vjedhjet.

Thashë të bëjë një xhiro këtu te luftëtarët e lirisë, se këta janë luftëtarë, janë misionarë, t’u bëj mirënjohjen dhe duhen mbështetur. Protesta ishte historike, jashtëzakonisht e kënaqshme, mbështetja, pjesëmarrja, ishte historike. Opozita ka vetëm betejë”, tha Berisha./Dosja.al 

pd sali berisha

Sondazh

Poll