Politike

"Rama s’mundet me kapsolla"/ Lapaj për protestën e opozitës: Kam 16 ditë këtu! Rezistenca, pika e kthesës përballë regjimit që ka marrë peng vendin

Gjatë fjalës së tij, Lapaj bëri thirrje për rezistencë dhe protesta masive.

22 Dhjetor 2025, 20:44 Nga E. D
"Rama s’mundet me kapsolla"/ Lapaj për protestën e
Adriatik Lapaj

TIRANË- Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj deklaroi se Kryeministri Edi Rama dhe regjimi i tij nuk mundet dot me kapsolla. Gjatë fjalës së tij, Lapaj bëri thirrje për rezistencë dhe protesta masive. Gjithashtu Lapaj nënvizoi se duhet të bashkohen sa më shumë që të ndryshojnë këtë histori dhe të vendosim standard të tjera.

“Për dy orë hymë në rezistencën e16. Rama dhe regjimi i tij mundet me rezistencë nuk mundet dot me kapsolla. Se po të jetë për kapsolla kanë më shumë këta, të jetë për dhunë kanë më shumë këta. Këta munden vetëm me masivitet qendrestarësh. Do qëndrojmë këtu dhe do kërkojmë masivitet qytetarët për ta bllokuar.

Unë vazhdoj në protestë, t’i thua të ftuan në protestë…Unë jam 15 ditë në protestë. Kjo është protesta. Është shumë me rëndësi që të kuptojmë që rezistenca, është pika e kthesës përballë këtij regjimi që ka marrë peng vendin. Kjo përkon qëndresë, të mblidhemi këtu dhe ky dhjetor të mos i ndalë asnjë moment. Rama mundet nëse kemi fëmijët përdore duke u përballur me të”, tha Lapaj./Dosja.al

adriatik lapaj

Sondazh

Poll