Politike

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, lëndohet një polic me molotov

Pasi qytetarët hodhën disa molotovë rresht në derën kryesore të kryeministrisë, menjëherë kanë ardhur zjarrfikëset, të cilët kanë shuar zjarrin.

22 Dhjetor 2025, 19:48 Nga E. D
Protesta e opozitës para Kryeministrisë, lëndohet një polic
pamje nga protesta

TIRANË- Qytetarët e mbledhur në protestën e Partisë Demokratike, kanë hedhur molotov në drejtim të Kryeministrisë, pas fjalimit të Kryedemokratit, Sali Berisha. Gjatë hedhjes së molotovit nga qytetarët, një polic është lënduar.

Pasi qytetarët hodhën disa molotovë rresht në derën kryesore të kryeministrisë, menjëherë kanë ardhur zjarrfikëset, të cilët kanë shuar zjarrin. Incidentet erdhën pas fjalimeve të demokratëve, ku qytetarët kanë thyer kordonin metalik të vendosur para kryeministrisë./Dosja.al

protesta e opozitës para kryeministrisë

Sondazh

Poll