Politike

Berisha: Këtë protestë do ta merrni si një proces, i cili ndalet vetëm me rrëzimin e Edi Ramës ose shuarjen e opozitës

Gjatë një konference për mediat, Berisha theksoi se ky angazhim vjen vetëm pasi opozita, sipas tij, ka përmbushur të gjitha detyrimet dhe ka dokumentuar çdo shkelje, me vendosmërinë për ta vazhduar betejën deri në rrëzimin e qeverisjes aktuale.

22 Dhjetor 2025, 13:19 Nga M.L
Berisha: Këtë protestë do ta merrni si një proces, i cili
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i PD, Sali Berisha e ka cilësuar protestën si pjesë të një procesi të mirëfilltë politik, të menduar si hap fillestar i një përballjeje të gjatë me qeverinë aktuale. Gjatë një konference për mediat, Berisha theksoi se ky angazhim vjen vetëm pasi opozita, sipas tij, ka përmbushur të gjitha detyrimet dhe ka dokumentuar çdo shkelje, me vendosmërinë për ta vazhduar betejën deri në rrëzimin e qeverisjes aktuale.

Sipas tij, ky proces ka nisur me tubimin para Kryeministrisë, i cili fillimisht u nënvlerësua nga kundërshtarët politikë, por që në thelb kishte për qëllim kthimin e sheshit në simbol të rezistencës dhe lirisë. Më pas, veprimet u zhvendosën në Kuvend, pasi opozita pretendon se iu mohua çdo hapësirë kushtetuese për të ushtruar rolin e saj.

DEKLARATA: 

Së pari, do sqaroj, ky është një proces inaugural, në kuptimin e asaj që ne zbresim në fushë pasi kemi bërë çdo detyrë, pasi kemi faktuar çdo gjë, të betuar që do vazhdojmë luftën tonë gjer në përmbysjen e regjimit. Kjo është. Ne e filluam këtë me foltoren para kryeministrisë. Jo të paktë ishin ata që e përqeshën atë. Gabuan. Ajo kishte një mesazh, se ai shesh do jetë sheshi i lirisë. Vazhduam në parlament, pasi opozitës iu mor çdo hapësirë kushtetuese.

Zbresim në shesh pasi Edi Rama përdori Gjykatën Kushtetuese, organin më të lartë, për të firmosur licencën e vjedhjeve të tij dhe qeveritarëve të tij pa u shqetësuar. Dolëm në shesh pasi Edi Rama bllokoi tentativën e fundit të prokurorëve për heqjen e imunitetit. Pra, këtë protestë do ta merrni si një proces, i cili ndalet, edhe njëherë, proces që do jetë një ansambël i tërë, dhe ndalet vetëm me rrëzimin e Edi Ramës ose shuarjen e opozitës.

sali berisha

Sondazh

Poll