Politike

Vendosën kritere bosh për paracaktimin e tenderave/ Si kompania e lidhur me Ermal Beqirajn 'mori' tenderin për Autoritetin e Aviacionit Civil nga Karçanaj

Siç thuhet në dosjen hetimore, drejtoresha e AKSH-it Mirlinda Karçanaj vendoste kritere bosh, që skanë lidhje me tenderat, në mënyrë që të shkonin te kompania e paracaktuar për të fituar. 

22 Dhjetor 2025, 12:34 Nga I.A
Vendosën kritere bosh për paracaktimin e tenderave/ Si kompania e
Mirlinda Karcanaj

TIRANË- Dosja.al, ka zbardhur detaje të tjera nga dosja e SPAK për tenderat e AKSH-it. Siç thuhet në dosjen hetimore, drejtoresha e AKSH-it Mirlinda Karçanaj vendoste kritere bosh, që skanë lidhje me tenderat, në mënyrë që të shkonin te kompania e paracaktuar për të fituar. 

Në këtë rast, bëhet fjalë për një tender me objekt "Implementimi i infrastrukturës së desktopëve virtual për Autoritetin e Aviacionit Civil". Nga dy operatorë që kanë marrë pjesë në tender, fituesi ka qenë kompania "Communication Progress", e cila drejtohet nga kunati i Ermal Beqirajt, Gentian Likaj.

Pjesë nga Dosja e SPAK:

Procedura e prokurimit me objekt "Implementimi i infrastrukturës së desktopëve virtual për Autoritetin e Aviacionit Civil, në të cilën evidentohet dokumentet e mëposhtme:

Shkresa me nr. 6991, datë 05.12.2023 "Për hartimin e kritereve të veçanta" nënshkruar nga shtetasit Arjana Demiri, Sidorel Hoxhaj dhe Florida Belulli, në të cilën specifikohet se punonjësit e operatorit ekonomik që do të kenë akses në zonat e sigurisë së klasit të parë dhe/ose të dytë duhet të jenë të pajisur me çertifikatë sigurie (CSP) të lëshuar nga AKSIK

Procesverbal për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave datë 12.02.2024, në të cilën thuhet se në këtë procedurë prokurimi janë paraqitur dy operatorë: "Communication Progress" sh.p.k. me vlerë të ofertës 107 884 000 ALL dhe "Infosoft Systems" sh.p.k. me vlerë të ofertës 109 800 000 ALL pa TVSH. KVO ka vlerësuar se oferta fituese është ajo më e vogla pra operatori "Communication Progress" sh.p.k.

Formulari i njoftimit të fituesit me nr. 1428, datë 26.03.2024 nënshkruar nga shtetasja Mirlinda Karçanaj.

Në këtë procedurë vihet re që fitues është subjekti "Communication Progress" sh.p.k. i cili ka lidhje me shtetasin Ermal Beqiri, pasi aksioneri dhe administratori i saj shtetasi Gentian Likaj është bashkëjetues me motrën e shtetasit Ermal Beqiri. Edhe në këtë procedurë vihet re futja e kriterit të pajisjes së punonjësve me CSP e cila është e pavend, pasi të dhënat e prodhuara dhe komunikuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil nuk janë të klasifikuara, si dhe vendndodhja e infrastrukturës nuk është e klasifikuar.

Vendosën kritere bosh për paracaktimin e tenderave/ Si kompania e
Dosja e SPAK

mirlinda karcanaj ermal beqiraj akshi

Sondazh

Poll