Politike

Berisha: Ftesa ime për Lapajn dhe të gjithë partitë opozitare është që të bashkohemi kundër kësaj të keqe të madhe

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se kjo mbështetje nuk kufizohet vetëm te Lapaj, por shtrihet ndaj çdo qytetari shqiptar që ngre zërin kundër qeverisjes aktuale.

22 Dhjetor 2025, 13:30 Nga M.L
Berisha: Ftesa ime për Lapajn dhe të gjithë partitë
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se ka dhënë dhe do të vazhdojë të japë mbështetjen e tij për Adriatik Lapajn për aq kohë sa ai është i angazhuar në protesta kundër qeverisë. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se kjo mbështetje nuk kufizohet vetëm te Lapaj, por shtrihet ndaj çdo qytetari shqiptar që ngre zërin kundër qeverisjes aktuale.

Berisha theksoi se ftesa e tij është e hapur për Lapajn dhe për të gjitha partitë opozitare, me synimin e bashkimit të forcave kundër qeverisë, që ai e cilësoi si një e keqe e madhe për vendin. Ai nënvizoi se vetëm përmes unitetit opozitar mund të përballet qeveria aktuale.

DEKLARATA:

Lapaj ka pasur, ka dhe do ketë mbështetjen time për sa kohë gjendet në protestë. Dhe jo vetëm Lapaj, por cilido qytetar shqiptar që proteston kundër kësaj qeverie, ka dhe do ketë mbështetjen time. Ftesa ime për Lapajn dhe të gjithë partitë opozitare është që të bashkohemi kundër kësaj të keqe të madhe. Përndryshe, kuptohet, kryetari i një partie ka projektin e tij.
Unë këtë nuk mund të them. Por ftesa është e hapur.

sali berisha

Sondazh

Poll