Politike

Protesta para Kryeministrisë! Berisha: Ftoj të gjitha forcat politike opozitare, dita e sotme shënon kthesën drejt fitores

Në një konferencë për mediat, Berisha iu drejtua jo vetëm partive opozitare, por edhe të gjithë qytetarëve që e konsiderojnë veten kundërshtarë të qeverisë aktuale, duke theksuar nevojën për unitet politik përballë situatës së vendit.

22 Dhjetor 2025, 13:17 Nga M.L
Protesta para Kryeministrisë! Berisha: Ftoj të gjitha forcat politike
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp ka bërë thirrje publike për bashkimin e të gjitha forcave opozitare në protestën e zhvilluar sot. Në një konferencë për mediat, Berisha iu drejtua jo vetëm partive opozitare, por edhe të gjithë qytetarëve që e konsiderojnë veten kundërshtarë të qeverisë aktuale, duke theksuar nevojën për unitet politik përballë situatës së vendit.

Berisha e cilësoi këtë ditë si një moment vendimtar dhe një pikë kthese për shoqërinë shqiptare, duke theksuar se protesta synon të hapë rrugën drejt një fitoreje për qytetarët, për dinjitetin e tyre, familjen dhe të ardhmen e vendit. Sipas tij, pakënaqësia është e përhapur në të gjithë Shqipërinë, ndërsa Tirana po përjeton një klimë të fortë reagimi qytetar.

DEKLARATA:

Ftoj të gjitha forcat politike opozitare, të gjithë ata që ndjehen opozitarë, pavarësisht nga dallimet që kemi, të bashkohemi sot, për t’u dëshmuar shqiptarëve dhe botës se nuk ka forcë që na ndalon dhe na pengon pa përmbysur regjimin më armiqësor, më të keq që shqiptarët kanë njohur në histori. Unë kam besim të madh se Tirana po zien, se Shqipëria po zien dhe se protesta e sotme do të shënojë kthesën e madhe. Do të shënojë kthesën drejt fitores të çdo qytetari të këtij vendi për dinjitetin e tij, për familjen e tij, për të ardhmen, por edhe për vendin dhe kombin e tij.

sali berisha

Sondazh

Poll