Politike

Dumani i jep 'stafetën' e SPAK Brahos: Kapitulli më sfidues, ishte privilegj dhe përgjegjësi

Në fund theksoi se në përgjithësi janë ndeshur me presione, por tani Prokuroria e Posacme është më e fortë dhe më e besueshme.

22 Dhjetor 2025, 10:07 Nga I.A
Dumani i jep 'stafetën' e SPAK Brahos: Kapitulli më sfidues,
Altin Dumani

TIRANË- Prokurori i Posaçëm Altin Dumani i ka dhënë stafetën e drejtimit të Prokurorisë së Posaçme Klodian Brahos. Gjatë ceremonisë së sotme në KLP, Dumani ka deklaruar se drejtimi i SPAK këto tre vitë ka qenë kapitulli i tij më sfidues. 

Dumani deklaroi se drejtimi i SPAK ishte privilegj dhe përgjegjësi në të njejtën kohë. Në fund theksoi se në përgjithësi janë ndeshur me presione, por tani Prokuroria e Posacme është më e fortë dhe më e besueshme.

“Më lejoni të them dy fjalë. Sot mbyllet një kapitull që ka qenë ndër më sfiduesi gjatë karrierës sime si prokuror. Ka qenë privilegj dhe përgjegjësi, jemi ndeshur me vendime të vështira, presion, kemi punuar me integritet dhe profesionalizëm. SPAK është më i fortë, i besueshëm se më parë. Shpreh mirënjohje partnerëve tanë ndërkombëtarë. Kontributi i tyre ka qenë i çmuar për ndërtimin e  standardeve  që kemi sot. Një falënderim shkon edhe për publikun shqiptar, besimi i tij ka qenë forca jonë më e madhe. I uroj shumë suksese zotit Braho duke e çuar para besimin e SPAK“, shprehet Dumani./Dosja.al

altin dumani klodian braho

Sondazh

Poll