Aktualitet

Aksident në rreth-rrotullimin e Bradasheshit! Plagosen 4 persona, dërgohen me urgjencë në spital

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga një parakalim i pasigurt, i cili ka çuar në përplasjen e drejtpërdrejtë të mjeteve.

20 Dhjetor 2025, 20:59 Nga M.L

Aksident në rreth-rrotullimin e Bradasheshit! Plagosen 4 persona,

ELBASAN- Një përplasje e rëndë mes dy automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:10, pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, në segmentin rrugor që lidh këtë zonë me paraburgimin e Elbasanit, duke shkaktuar shqetësim dhe bllokim të përkohshëm të trafikut.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga një parakalim i pasigurt, i cili ka çuar në përplasjen e drejtpërdrejtë të mjeteve.

Nga incidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesit e të dy automjeteve, si edhe dy pasagjerë. Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre po ndiqet nga stafi shëndetësor.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e policisë dhe shërbimet e urgjencës, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe rikthimin e normalitetit në qarkullimin rrugor./ Dosja.al

 

 

 

 

aksident

Sondazh

Poll