Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Berat/ Shoferi i dehur përplaset me një Zetor, plagoset një person (EMRAT)

Bëhet me dije se shkak i aksidentit ka qenë e drejtuesi i automjetit tip “Benz” Josif Shkëmbin, i cili ndodhej në gjendje të dehur.

19 Dhjetor 2025, 18:27 Nga E.d
Aksident në aksin Fier–Berat/ Shoferi i dehur përplaset me
Foto ilustruse

FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Fier–Berat, pranë fshatit Velmish. Një automjet tip “Benz” është përplasur me një mjet bujqësor tip Zetor. Bëhet me dije se shkak i aksidentit ka qenë e drejtuesi i automjetit tip “Benz” Josif Shkëmbin, i cili ndodhej në gjendje të dehur.

Si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i mjetit buqësor ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Qendrën Shëndetësore të Roskovecit. I plagosuri është Ani Hazizi.

Aktualisht Hazizi po merr ndihmën e specializuar mjeksore nga bluzat e bardha, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar drejt ambienteve të komisariatit Josif Shkëmbin, ndërsa po heton më shumë mbi rastin./Dosja.al

fier–berat velmish aksident

Sondazh

Poll