Aktualitet

U betua mes kaosit në Kuvend, Endrit Shabani merr ZYRTARISHT detyrën si Avokat i Popullit

Prezantimi u krye nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj, në përputhje me procedurat kushtetuese, duke shënuar vijimësinë institucionale në krye të Avokatit të Popullit.

19 Dhjetor 2025, 15:35 Nga M.L
U betua mes kaosit në Kuvend, Endrit Shabani merr ZYRTARISHT detyrën
Endrit Shabani

TIRANA- Avokati i ri i Popullit, Endrit Shabani, ka marrë zyrtarisht detyrën këtë të enjte, më 19 dhjetor, një ditë pas betimit të tij në Kuvendin e Shqipërisë. Dorëzimi i detyrës dhe prezantimi formal u zhvilluan në ambientet e institucionit, në prani të komisionerëve, administratës dhe stafit.

Prezantimi u krye nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj, në përputhje me procedurat kushtetuese, duke shënuar vijimësinë institucionale në krye të Avokatit të Popullit.

Endrit Shabani zëvendëson në këtë funksion Erinda Ballancën, e cila e ka drejtuar institucionin për tetë vite dhe ka vijuar ushtrimin e detyrës edhe pas përfundimit të mandatit kushtetues.

Betimi i Shabanit në Kuvend u zhvillua një ditë më parë, më 18 dhjetor, në një seancë të tensionuar parlamentare, e shoqëruar nga protesta e opozitës, e cila kishte bllokuar sallën dhe kishte penguar zhvillimin normal të punimeve. Pas betimit, Shabani u largua nga salla, duke përshëndetur deputetët e opozitës.

Kandidatura e tij ishte propozuar fillimisht me firmat e deputetëve të opozitës, të cilët më pas u tërhoqën nga mbështetja. Megjithatë, mazhoranca nuk pranoi kërkesën për tërheqjen e firmave dhe votoi zgjedhjen e tij si Avokat i Popullit vetëm me votat e saj.

endrit shabani

Sondazh

Poll