Aktualitet

Aksidentoi 63-vjeçaren në Tiranë, gazetares Ilda Bejleri i sekuestrohet mjeti, policia jep detaje

13 Shkurt 2020, 14:04 Nga DOSJA
Aksidentoi 63-vjeçaren në Tiranë, gazetares Ilda Bejleri i

TIRANË– Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja nga aksidenti i  djeshëm në Bulevardin “Gjergj Fishta”, ku gazetarja Ilda Bejleri ka aksidentuar një grua dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Sipas njoftimit zyrtar bëhet me dije se është sekuestruar makina e gazetares, e cila tani do të hetohet në gjendje të lirë nga prokuroria për dy akuza.

“Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me aksidentin e ndodhur në Bulevardin “Gjergj Fishta”, më datë 12.02.2020, ku ka mbetur e dëmtuar shtetasja me iniciale E. Gj, 63 vjeçe, ju informojmë se: Në vijim të veprimeve hetimore, në orët e mbrëmjes grupi hetimor ka shoqëruar dhe intervistuar në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, shtetasen me iniciale I. B., 33 vjeçe. Policia Rrugore e Tiranës, krahas veprimeve të tjera hetimore, me qëllim sqarimin e rrethanave, në funksion të dokumentimit të plotë të aksidentit rrugor, si pasojë e të cilit ka mbetur e dëmtuar këmbësorja E. GJ., ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale automjetin në pronësi të shtetases I. B., me qëllim këqyrjen dhe kryerjen e ekspertimeve të nevojshme autoteknike. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetases I. B, si e dyshuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit“, shkruan Policia në njoftim.

Një ditë më parë, në medie u publikua lajmin se moderatorja Ilda Bejleri kishte aksidentuar një 63-vjeçare me automjetin e saj të llojit “BMW X5” dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Në një prononcim për Dosja.al, moderatorja u shpreh se e gjitha ishte një skemë dhe se gruaja në fjalë është rrëzuar vetë para makinës së saj. Nga ana tjetër, Policia e Tiranës shprehet se ngjarja ka qenë një aksident dhe gruaja në fjalë, Enriketa Gjuzi ka përfunduar në spital. Sit u sekuestrua automjeti i Bejlerit nga Polcia dhe hetimet për ngjarjen vazhdojnë. Vetë gruaja e aksidentuar është shprehur se Ilda e ka hedhur dy metra larg dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti i ilda bejlerit i sekuestrohet makina gazetares ilda bejleri policia e tiranes aksidenti i ilda bejlerit i sekuestrohet makina gazetares ilda bejleri policia e tiranes

Sondazh

Poll