Aktualitet

Digjet makina e një 41-vjeçari në Lezhë, Policia: Kemi kapur autorin, është një 19-vjeçar (VD)

13 Shkurt 2020, 13:26 Nga DOSJA
Digjet makina e një 41-vjeçari në Lezhë, Policia: Kemi

LEZHË- Policia e Lezhës ka zbardhur djegien e makinës së 41-vjeçarit me inicialet E.D. Në një reagim për mediat bëhet me dije se është zbuluar autori i dyshuar dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit.

Më tej mësohet se akuzohet një 19-vjeçar si zjarrvënës,ndaj të cilit është ngritur akuzë zyrtare dhe materialet janë dërguar në prokurori.

Sot, rreth orës 13:05, në Shëngjin , Lezhë është djegur mjeti tip”Benz” në pronësi të shtetasit E.D.,41 vjeç, banues në Lezhë. Shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasin M.P., 19 vjeç, banues në Shëngjin, si autori i dyshuar i zjarrëvënies së automjetit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 19-vjeçari digjet makina policia lezhe arrestohet 19-vjeçari digjet makina policia lezhe

Sondazh

Poll