Aktualitet

“Po qëndroj nëpër stacionet e trenave”, shqiptari me nënshtetësi britanike mbetet rrugëve të Brukselit, i heqin pasap

13 Shkurt 2020, 12:44 Nga DOSJA
“Po qëndroj nëpër stacionet e trenave”, shqiptari me

BRUKSEL– 33-vjeçari shqiptar, Fatush Lala me pasaportë britanike, ka hasur problme menjëherë pas largimit të Anglisë nga Bashkimi Europian. Prestigjiozja britanike “The Indipendent”, ka publikuar një video të shqiptarit i cili ka deklaruar se pas Brexit tashmë ka mbetur rrugëve dhe po përjeton një makth të madh.

Lalës pas Brexit-it në Britani, i kanë hequr pasaportën që kishte marrë më parë nga ky shtet, duke i hapur sot shumë probleme me qëndrimin në këtë vend.

“Një qytetar britanik është bllokuar nga hyrja në Britaninë e Madhe” pas një pushimi, sepse Zyra e Brendshme revokoi pasaportën e tij pa asnjë paralajmërim, duke i hequr atij nënshtetësinë britanike.”- e ka nisur kështu ‘The Indipendent’ artikullin për shqiptarin.

Fatush Lala, 33 vjeç, i cili jeton në Britani që në moshën 14-vjeçare, është ndaluar të fluturojë nga Brukseli drejt Britanisë.

Lala, i cili jeton në veri të Londrës, tani është detyruar të jetojë në rrugët e kryeqytetit belg dhe për më shumë se tre javë ka mbetur pa dokumente dhe pa nënshtetësi.

Ndërkohë në Londër, Lala ka gjithçka, familjen, të afëmit dhe shtëpinë  e tij.

Në ndihmë të tij ka nisur një fushatë për mbledhje fondesh ndërkohë që Lala i ka shkruajtur një deputeti britanik. Heqja e pasaportës për Lalën ka ndodhur për shkak se Ministria e Brendshme ka zbuluar se ai nuk është nga vendi që pretendon, por nga Shqipëria.

“Nuk mund ta besoj çfarë më ka ndodhur. Jam rrugëve dhe është shumë ftohtë. Jam përpjekur të gjej vende të ngrohta në stacionet e trenave dhe në kafenetë. Nuk di çfarë të bëj. Ndihem i pafuqishëm. Ku të shkoj?”– është shprehur 33-vjeçari shqiptar nga Brukseli.

Burimi: INDEPENDENT

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 33-vjeçari shqiptar angli brexit fatush lala shqiptarit i heqin pasaporten britanike 33-vjeçari shqiptar angli brexit fatush lala shqiptarit i heqin pasaporten britanike

Sondazh

Poll