Aktualitet

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy personave, Italia sjell kërkesën për ekstradimin e Sokol Taçes

13 Shkurt 2020, 11:47 Nga DOSJA
I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy

Tiranë-Autoritetet italiane kanë sjellë kërkesen që të ekstradohet nga Shqipëria në drejtim të shtetit fqinj, Sokol Taçe ose Veap Dehari. Ky i fundit është dënuar nga Gjykata italiane me burgim të përjetshëm për vrasjen e Astrit dhe Flamur Kolaveri, në Osio Soto të Bergamos në Itali.

Këtë krim të rëndë, sipas hetuesve italianë 50-vjeçari e  ka kryer me një person tjetër shqiptar, i cili quhet Almir Haruni.

Sokol Taçe u arrestuamë 3 korrik të vitit të kaluar në Elbasan pas dënimit të marrë nga gjykata italiane. Ai u arretua nga Policia shqiptare pas 21 vitesh që kishte kryer krimet e rënda në Itali.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekstradohet sokol taçe sokol taçe ekstradohet sokol taçe sokol taçe

Sondazh

Poll