Showbiz

Aksidenti i 64-vjeçares në Tiranë/ Ilda Bejleri: Inskenime, u rrëzua vetë para makinës. Policia: Përfundoi në spital

  • Policia përgënjeshtron Ilda Bejlerin: E aksidentuara përfundoi në spital
  • E aksidentuara: Ilda Bejleri më hodhi dy metra tutje dhe nuk ndaloi. Theva këmbën
  • Në një prononcim për Dosja.al, prezantuesja Bejleri shprehet se nuk është aspak e vërtetë që ajo ka aksidentuar dikë, por se bëhet fjalë për një inskenim. Ilda shpejgon më tej se zonja në fjalë është rrëzuar vetë para automjetit të moderatores dhe se ajo ka ndaluar makinën për ta ndihmuar, por më pas është larguar.
    Featured image of article: Aksidenti i 64-vjeçares në Tiranë/ Ilda Bejleri: Inskenime, u rrëzua vetë para makinës. Policia: Përfundoi në spital Foto ilustruese
    Përditësuar:

    TIRANË– Moderatorja e emisionit të sportit “Procesi sportiv”, Ilda Bejleri ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan ditën e sotme në media se ajo kishte aksidentuar një 64-vjeçare të identifikuar si Enriketa Gjzui dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Në një prononcim për Dosja.al, prezantuesja Bejleri shprehet se nuk është aspak e vërtetë që ajo ka aksidentuar dikë, por se bëhet fjalë për një inskenim. Ilda shpejgon më tej se zonja në fjalë është rrëzuar vetë para automjetit të moderatores dhe se ajo ka ndaluar makinën për ta ndihmuar, por më pas është larguar.

    Një zonjë u rrëzua pranë makinës time. Ndalova për të parë se çfarë kishte dhe pashë që nuk e kisha prekur fare. Është inskenim, ajo nuk pati asnjë kontakt me mua. Ndalova pak dhe më pas u largova,”– shprehet Ilda Bjeleri.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Mesditën e sotme, Dritare.net publikoi lajmin se moderatorja Ilda Bejleri kishte aksidentuar një 64-vjeçare me automjetin e saj të llojit “BMË X5” dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Edhe në një reagim në Instastory, Ilda shkruan se lajmi i publikuar është i rremë dhe se gazetarët kanë shpifur. “Unë nuk i kuptoj dot këta gazetarët tanë? Si mund të shpifin për njerëzit kështu?”- shkruan Bjeleri krahas fotos ku shihet lajmi për aksidentin.

    Reagimi i Ilda Bejlerit

    Nga ana tjetër, Policia e Tiranës shprehet se ngjarja ka qenë një aksident dhe gruaja në fjalë, Enriketa Gjuzi ka përfunduar në spital.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment