Politike

Takimi në zyrë, Rama largohet nga Kryeministria, Balluku akoma në godinë

Mësohet se pak minuta më parë, Rama ka dalë nga kryeministria dhe është larguar me eskortë. 

19 Dhjetor 2025, 12:00 Nga I.A

Takimi në zyrë, Rama largohet nga Kryeministria, Balluku akoma në

TIRANË- Takimi mes Kryeministrit Edi Rama dhe zëvëndëses së tij Belinda Balluku ka përfunduar. Mësohet se pak minuta më parë, Rama ka dalë nga kryeministria dhe është larguar me eskortë. 

Ndërkohë që zv.kryeministrja Belinda Balluku ndodhet akoma në kryeministri. 

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./Dosja.al

belinda balluku edi rama

Sondazh

Poll