“I kisha flokët më të gjata”, Rama rrëfen momentin kur forcat speciale e "shkundën" gjatë protestave studentore: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh
Ai tregoi se mëngjesin e 9 dhjetorit, ndërsa ngjitej për në fakultet dhe demonstrata po afrohej, forcat speciale zbritën mes studentëve, gjë që e tronditi për disa minuta. Megjithatë, kur u kthye te grupi i studentëve, frika ishte zhdukur dhe situata i dukej larg.
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka rikthyer disas kujtime nga fillimet e tij në angazhimin publik, duke rrëfyer momentet e para kur ai dhe të tjerët nisën të kuptonin se sistemi komunist po rrënohej. Gjatë intervistës në emisionin “Opinion”, Rama përshkroi edhe një episod të dhunës nga Sigurimi.
Ai tregoi se mëngjesin e 9 dhjetorit, ndërsa ngjitrej për në fakultet dhe demonstrata po afrohej, forcat speciale zbritën mes studentëve, gjë që e tronditi për disa minuta. Megjithatë, kur u kthye te grupi i studentëve, frika ishte zhdukur dhe situata i dukej larg.
Rama rrëfeu se Sigurimi e kishte tërhequr për flokësh, por ai nuk kishte ndjerë asnjë frikë dhe madje talleshte gjatë gjithë kohës. Ai kujtoi edhe një moment tjetër, më 11 janar, kur ndërsa ishin rrethuar nga policia, i lindi ideja që të niste një peticion për të kërkuar rishikimin e figurës së Enver Hoxhës dhe lirimin e të burgosurve politikë.
Blendi Fevziu: Kur po ngjitesha në fakultet mëngjesin e 9 dhjetorit dhe demonstrata po vinte drejt meje dhe mes grupit të studentëve dhe meje zbritën forcat speciale, vetëm hedhja e tyre nga kamionët më bëri të më lëkundeshin gjunjët. Mu deshën 10 minuta të shmangesha, por kur u ktheva te studentët jo vetëm që nuk ekzistonte frika, por më dukej një gjë që ishte shumë larg. Qarkullonte se ty Sigurimi të mori të qethi flokët?…
Rama: Më tërhoqën për flokësh, më vinin nga mbrapa i kisha dhe flokët më të gjata. Nuk kam pasur asnjë moment asnjë ndjesi tjetër. Edhe tallesha gjithë kohës. Momenti kur e kam ndjerë një gjë të ngjashme me këtë që the ishte ekzaktësisht atë ditë, këtu. Kur u bë gjëja e madhe, dhe pastaj doli edhe Kasëm Trebeshina e shpërtheu fare. Pastaj unë isha aty ulur dhe fillova të mendoj që do dilja jashtë. Ishte 11 janar, ishte një e diel, i ftohtë i madh dhe rreth e rrotull ishin makinat e policisë. Fillova të mendoj. kjo do mbarojë, këta do ikim, ne do ikim, këtu televizor, gjë s’ka. E censuroi RD-ja atë. Më lindi ideja, thashë, pse mos t’i them unë këtyre që hajde firmosni një peticion këtu, që të lënë firmën një numër njerëzish dhe t’ia lemë këtu Ramiz Alisë. Edhe dola edhe thashë do ishte mirë që kjo punë të mos ishte thjesht të jetë këtu. Filloi u shkrua ajo që të rishikohet figura e Enver Hoxhës dhe të lirohen të burgosurit politikë. Dy pika kishte. Aty pashë që një pjesë firmosën, një pjesë filluan të ikin. Kur u firmos salla ishte përgjysmë./ Dosja.al
Sondazh
“I detyrohem një gjë të madhe”, Rama tregon mësimin më të madh që ka marrë nga babai: Ishte një njeri me autoritet, por nuk e ushtronte asnjëherë tek të tjerët
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot disa kujtime nga fëmijëria dhe raporti i tij me babain, duke theksuar se, pavar&eum...
Çfarë humbi Rama me angazhimin në politikë? Kryeministri e zbulon: Angazhimi kërkon sakrifica, por gjithçka që jap është...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për përvojën e tij në politikë dhe ndikimin që kjo ka pasur mbi jet&...
"Nuk e shoh si humbje atë që kam zgjedhur vetë", Nga hapat e parë në politikë tek "pengjet", rrëfehet Rama: Bilanci i jetës nuk matet me pushtet, por me atë që u jep të tjerëve
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot disa reflektime personale mbi rrugëtimin e tij politik, sakrificat e bëra nd&...
VIDEOLAJM/ Florjan Binaj i bashkohet Adriatik Lapajt, përqafohen para Kryeministrisë
TIRANA- Adriatik Lapaj, drejtues i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, vijon prej 8 dhjetorit të qëndrojë në protest&eu...
“Do të jem në çdo protestë”, Florian Binaj takon Lapajn: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket!
TIRANË- Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, takoi sot aktivistin Adriatik Lapaj, i cili prej ditësh po protest...
Nga Tirana në Bruksel! Rama flet për errësirën e Evropës dhe rrezikun e ekstremit të djathtë: Po zhytemi në errësirë, nuk shoh dritë në fund të tunelit
Edi Rama TIRANA- Në zyrën e tij të mbushur me art, me trupin e tij të madh të fshehur në një kolltuk lëkure të...
FOTOLAJM/ "Kush mbjell uri, korr REVOLTË", Lëvizja Bashkë proteston para Kuvendit kundër Ramës! Mesazhet PIKANTE në pankarta: Gjenerali i ushtrisë së burgosur!
TIRANA- Lëvizja Bashkë zhvilloi sot një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, duke kërkuar "llogaridhënie" nga z&...
Berisha: Ftoj qytetarët e Kavajës dhe të mbarë Shqipërisë të nisim betejën tonë pa kthim, deri në fitoren tonë
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar qytetarët e Kavajës dhe të mbarë Shqipë...
Asociacioni, edhe pengesë, edhe urë e Kosovës drejt BE-së
Nga njëra anë përparim, nga ana tjetër ngecje. Kështu i sheh Donika Emini, hulumtuese në Grupin Këshillues për Politik...
Berisha ultimatum Ramës: Mos guxo të mbrosh me vota të rrëmbyera, hajdutët e qeverisë, mos pengo drejtësinë, largohu
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje Ramës të mos mbrojë me votat e vje...

