Bota

Alarmi nga imazhet satelitore/ Në Wuhan po digjen në krematoriume trupat e vitkimave nga koronavirusi?

13 Shkurt 2020, 12:08 Nga DOSJA
Alarmi nga imazhet satelitore/ Në Wuhan po digjen në krematoriume

WUHAN– Deri tani, ka pasur 60.061 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 1,361 vdekje të raportuara, sipas qeverisë kineze, shkruajnë mediat e huaja. Ndërkohë globalisht po punohet për të krijuar  sa më parë vaksinën kundër Koronavirusit.

Sidoqoftë, raportet mund të mos zbulojnë numrin e vërtetë të trupave që digjen çdo ditë në Kinë, duke ngritur pikëpyetje se Kina mund të jetë duke minimizuar numrin e viktimave për këtë pandemi globale.

Ndërkohë në të gjithë Kinën sipas “METRO”  përmes imazheve satelitore tregojnë nivele jashtëzakonisht të larta të dioksidit të squfurit mbi Wuhan, një qytet me 11 milion banorë. Kjo për shkak se shkencëtarët pretendojnë se dioksidi i squfurit prodhohet kur trupat e pajetë digjen.

Një hartë nga “Windy.com” tregon nivele alarmante të dioksidit të squfurit mbi Wuhan, ndryshe nga  çdo qytet tjetër në Kinë që tregon nivel të lartë të dioksidit të squfurit.

Kjo është alarmante pasi një dozë prej 500 µg / m3 nuk duhet të tejkalohet për më shumë se 10 minuta, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

Nivele të larta të SO2 janë të rrezikshme pasi njerëzit që janë të ekspozuar ndaj tij mund të pësojnë komplikime shëndetësore si astma dhe inflamacioni i mushkërive. Sidoqoftë, nuk është e sigurt nëse nivelet e larta të SO2 janë të lidhura me koronavirusin.

Koronavirusi në Kinë ka shkaktuar vdekjen 1361  njerëzve, përfshirë një në Filipine dhe një Hong Kong, ndërsa raportohet se në shkallë globale janë të infektuar mbi  60 mijë njerëz. Ky virus u përhap fillimisht në Wuhan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve të infektuar virusi është përhapur në 25 vende të Botës. OBSH ka dërguar në Kinë një grup ekspertësh ndërkombëtarë prej 10-15 persona për të ndihmuar në gjendjen alarmante të Koronavirusit, ndërsa BE-ja ka njoftuar se më 13 shkurt do  të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme për Koronavirusin. Dje gjithashtu OBSH  ka ndryshuar emrin e këtij virusi vdekjeprurës, nga Koronavirus në Covid-19.

Burimi: worldofbuzz

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 1361 viktima ne kine digjen trupat e viktimave ne kine imazhet satelitore koronavirusi në kinë 1361 viktima ne kine digjen trupat e viktimave ne kine imazhet satelitore koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll