Politike

Drejtorit të Policisë Ilir Proda i është sekuestruar telefoni? Zëdhënësi i Policisë për Dosja.al: E pavërtetë

Ndërkohë që Dosja.al, i është drejtuar Policisë së Shtetit me një kërkesë për informacion në lidhje më këtë ngjarje.

18 Dhjetor 2025, 14:05 Nga I.A
Drejtorit të Policisë Ilir Proda i është sekuestruar
Ilir Proda

TIRANË- Një lajm ka bërë bujë në mediat shqiptare se drejtorit të Policisë së Shtetit Ilir Proda i është sekuestruar telefoni nga agjentët e Byrosë Kombëtare te Hetimit me urdhër të SPAK. Në media raportohet se sekuestrimi është kryer në kuadër të një hetimi penal në zhvillim, por ende nuk dihet se çfarë statusi ka Proda në këtë hetim.

Ndërkohë që Dosja.al, i është drejtuar Policisë së Shtetit me një kërkesë për informacion në lidhje më këtë ngjarje. Zëdhënësi i Policisë për redaksinë konfirmoi se nuk ka ndodhur asnjë sekuestim ndaj Drejtorit të Policisë, duke i quajtur këto lajme të pavërteta.  

"Lajmi është tërësisht i pavërtetë. Nuk i është sekuestruar telefoni Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit," konfirmoi zëdhënësi i Policisë. 

Ky lajm ka qarkulluar vetëm dy ditë pas pezullimit nga detyra të nën/drejtorit të Policisë së Tiranës, Erion Ismailaj, i cili akuzohet se ka ndihmuar biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj të marrin peng Gerond Meçen. Hetimet kanë ngritur dyshime për lidhje mes zyrtarëve të policisë dhe individëve të përfshirë në aktivitete kriminale dhe korrupsion./Dosja.al

ilir proda bkh spak

Sondazh

Poll