Politike

Seanca kaotike në Kuvend/ Reagon Peleshi: Institucionet e Republikës janë vlerë e përbashkët, jo arena për beteja personale apo partiake

Në postimin e tij Peleshi falenderoi edhe Gardën për korrektesën dhe përgjegjësinë në kryerjen e detyrës. Në fund, ai thekon se Parlamenti është institucioni ku fjala dhe sjelljet e deputeteve duhet të dëshmojnë përgjegjësi.

18 Dhjetor 2025, 12:47 Nga E. D
Seanca kaotike në Kuvend/ Reagon Peleshi: Institucionet e Republikës
pamje nga kaosi ne kuvend

TIRANË- Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka reaguar pas seancës kaotike që u zhvillua sot në seancën plenare. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Peleshi thekson se Institucionet e Republikës janë vlerë e përbashkët, jo arena për beteja personale apo partiake. Në postimin e tij Peleshi falenderoi edhe Gardën për korrektesën dhe përgjegjësinë në kryerjen e detyrës. Në fund, ai thekon se Parlamenti është institucioni ku fjala dhe sjelljet e deputeteve duhet të dëshmojnë përgjegjësi.

Reagimi i Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi:

Kuvendi i Shqipërisë nuk është thjesht një vend debatesh, por institucioni ku fjala dhe sjelljet e deputetëve duhet të mbajnë e dëshmojnë peshën e përgjegjësisë dhe t’u shërbejnë mirëkuptimit, jo përçarjes. Çdo sjellje që shkel etikën, respektin dhe rregullat e funksionimit të Kuvendit dëmton rëndë dinjitetin, cënon përfaqësimin dhe besimin e qytetarëve. Detyrimi ynë është të bashkëpunojmë për zgjidhje në të mirë të vendit, të zhvillojmë dialog serioz, jo të krijojmë kaos.

Mbi interesin politik qëndron interesi i shtetit. Asnjë forcë politike nuk mund të pretendojë se përfaqëson e vetme të vërtetën dhe asnjë ndarje partiake nuk duhet të na bëjë të harrojmë se të gjithë shërbejmë për të njëjtin vend dhe për të njëjtët qytetarë. Institucionet e Republikës janë vlerë e përbashkët, jo arena për beteja personale apo partiake. Ruajtja, forcimi dhe respektimi i tyre është përgjegjësi që na bashkon përtej ndarjeve tona politike.

Vetëm kur e vëmë shtetin mbi partinë, mund të ndërtojmë një Shqipëri më të fortë për brezat që vijnë. Respekti për Kuvendin është respekt për Republikën, respekt për qytetarët. Mirënjohje për punonjësit e Gardës së Republikës dhe të shërbimeve të Kuvendit, për korrektesën dhe përgjegjësinë në kryerjen e detyrës./Dosja.al

niko peleshi kaosi ne kuvend seanca plenare

Sondazh

Poll