Politike

VIDEO/ Deputetja Çaushi fut Bardhin në LIVE: O ylli i Fierit nuk qeveriset kështu. Kreu i grupit të PD: Qeveriset si…

Teksa Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi kishte zaptuar foltoren, deputetja socialiste e Fierit, Zegjine Çaushi nuk mundë rrinte pa u përfshirë në debat, madje edhe të futej Live në Facebook, ku herë pas here bëhet meme me deklaratat dhe gafat që bën. 

18 Dhjetor 2025, 12:35 Nga E. D
VIDEO/ Deputetja Çaushi fut Bardhin në LIVE: O ylli i Fierit nuk
Bardhi, Çaushi

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë u kthye sot në 'arenë përleshje' mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe Gardistëve. 60 minuta, kaos, përplasje fizike dhe flakadanë, mbizotëruan seancën e fundit plenare për këtë sesion, pasi demokratët bllokun vendent e ministrave dhe më pas nedzën edhe flakadanë. 

Teksa Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi kishte zaptuar foltoren, deputetja socialiste e Fierit, Zegjine Çaushi nuk mundë rrinte pa u përfshirë në debat, madje edhe të futej Live në Facebook, ku herë pas here bëhet meme me deklaratat dhe gafat që bën. 

Zegjineja, e cila pati përplasje në media sociale me Bardhin edhe gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit, filmonte demokratin dhe me ironi i thotë që e ka me dëshirë të madhe të qeverisi, por nuk qeveriset kështu. Por Bardhi ia ktheu duke i thënë që qeveriset vetëm si si zv.kryeministrja Belinda, duke futur 50 milionë euro në xhep. 

DEBATI: 

Zegjine Çaushi: Kjo është opozita që duam, e ka me dëshirë të madhe të qeverisi, por nuk qeveriset kështu, qeveriset duke ta dhënë pushtetin populli.

Gazment Bardhi: Qeveriset si Belinda, 50 milionë euro në xhep, si Belinda qeveriset.

Zegjine Çaushi: Ylli i Fierit, ta tregoi Fieri ty yll, ta tregoi Fieri

gazment bardhi zegjine caushi

Sondazh

Poll