Politike

"Mezi prisja të flisja sot në Kuvend..."/ Balla: Sa herë që Kosova ka festë, Saliu i bën një dëm Shqipërisë

Në deklaratën për median ai përgëzon SPAK për aksionet e ndërmarra dhe shprehet se sipas tij vetëm Partia Socialiste e mbështet strukturën.

18 Dhjetor 2025, 11:36 Nga D.S
"Mezi prisja të flisja sot në Kuvend..."/ Balla: Sa
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha sot për mediat se, situata e krijuar në parlament lidhet drejtpërdrejtë me imazhin e Kosovës duke bërë përgjegjës Berishën për këtë 'dëm'. Në deklaratën për median ai përgëzon SPAK për aksionet e ndërmarra dhe shprehet se sipas tij vetëm Partia Socialiste e mbështet strukturën.

Ai thotë se sot ishte i gatshëm të diskutonte mbi luftën kundër krimit por seanca u ndërpre dhe për këtë ai do të përgjigjet.

"Sa herë Kosova ka një festë, Saliu nga 91 e deri sot, e bën një dëm në Shqipëri. Dëmi i imazhit të sotëm lidhet dhe me këtë festë në Kosovë. Unë i përgëzoj SPAK për këto aksione. Mezi prisja sot që të kishim një debat për luftën kundër kriminalitetit që e kishte kërkuar opozita, mes prisja se e kisha firmosur. SPAK e mbështet vetëm një forcë politike, që qartas është PS. Unë do të përgjigjem me të gjitha. Me qetësi dhe dashuri thoshte dikush," tha Taulant Balla./Dosja.al 

taulant balla kuvendi i shqiperise spak

Sondazh

Poll