Politike

VIDEO/ Abuzimi me tenderat e AKSH-it, Hava Delibashi paraqitet në GJKKO për masën e sigurisë

Karçanaj dhe Delibashi ndodhen nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpie”. Siç shihet edhe në pamje, Delibashi ka 'kyçur' gojën para mediave, duke mos dhënë asnjë deklaratë. 

18 Dhjetor 2025, 11:55 Nga E. D

 

VIDEO/ Abuzimi me tenderat e AKSH-it, Hava Delibashi paraqitet në GJKKO
Hava Delibashi

TIRANË- Drejtoresha e AKSH- it Mirlinda Karçanaj dhe zëvendës drejtoresha Hava Delibashi janë paraqitur pak më parë në Prokurorinë e Posaçme. Karçanaj dhe Delibashi ndodhen nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpie”. Siç shihet edhe në pamje, Delibashi ka 'kyçur' gojën para mediave, duke mos dhënë asnjë deklaratë. 


Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 8 masa sigurie në lidhje me dyshime për abuzime me tenderat e AKSHI. “Arrest me burg” është firmosur për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin. Ndërkohë “Pezullim nga detyra” dhe “Ndalim për të dalë jashtë vendit” është lëshuar për Erion Ismailin. Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta janë personat ndaj të cilëve është vendosur masa e sigurisë “Ndalim për të dalë jashtë vendit”./Dosja.al

 

hava delibashi

Sondazh

Poll