Politike

VIDEO/ E shoqëruar me Polici, Mirilinda Kërçanaj paraqitet në GJKKO për masën e sigurisë

Ndërkohë e pyetur nga gazetarët, Kërçanaj ka refuzuar që të flasë, ndërsa avokati i saj ka deklaruar se nuk kanë asnjë koment. 

18 Dhjetor 2025, 11:38 Nga I.A

VIDEO/ E shoqëruar me Polici, Mirilinda Kërçanaj paraqitet

TIRANË- Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj në masë sigurie 'arrest shtëpie' është paraqitur sot në GJKKO sot. E shoqëruar me makinë policie, Kërçanaj ka shkuar në GJKKO bashkë me avokatin e saj. Ndërkohë e pyetur nga gazetarët, Kërçanaj ka refuzuar që të flasë, ndërsa avokati i saj ka deklaruar se nuk kanë asnjë koment. 

"Nuk kemi asnjë koment në këto momente," tha avokati.


Hetimet e SPAK për tenderat e AKSH-it

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj. Për drejtoreshën e AKSHI-it, Mirlinda Kërçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasi dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat e sigurisë “arrest me burg”.

Më datë 16 dhjetor, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit Agasi. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi.

Po ashtu është dhënë masë pezullimi nga detyra dhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. SPAK gjithsej ka vendosur në masë sigurie 8 persona që janë Ergys Agasi, Ermal Beqiraj, Mirilinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, G.H dhe Rogers Rryta.

Akuzat kryesore të SPAK janë grup i strukturuar kriminal, shkelje e barazisë në tendera si dhe heqje e paligjshme e lirisë. Prokuroria e posaçme prej gati një viti po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje. Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj u paraqit më 3 dhjetor në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton. Ndërsa në banesa dhe zyrat e biznesit të Ergys Agasit janë kontrolluar me urdhër të SPAK në muajin qershor. /Dosja.al

mirlinda karçanaj

Sondazh

Poll