Politike

Kaos në Kuvend/ Deputetë e PD-së përplasen me socialistët, hidhen shishe në drejtim të Peleshit, Berisha: Sill Ballukun dhe palloshin ktu

Gjatë debateve, Kryedemokrati, Sali Berisha dëgjohet teksa i kërkon llogari Peleshit, se pse nuk i ka dhënë anëtarëve të Këshillit të Imuniteteve që të japë informacione dhe dosjen për Ballukun.

18 Dhjetor 2025, 10:24 Nga E. D
Kaos në Kuvend/ Deputetë e PD-së përplasen me
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Deputetët e opozitës, vijojnë të bllokojnë Kuvendin, ndërkohë që shumë prej tyre kanë bllokuar ulëset e ministrave dhe kjo ka shkaktuar përplasje të ashpra në seancën plenare. Gjatë debateve, Kryedemokrati, Sali Berisha dëgjohet teksa i kërkon llogari Peleshit, se pse nuk i ka dhënë anëtarëve të Këshillit të Imuniteteve që të japë informacione dhe dosjen për Ballukun.

Berisha i drejtohet Peleshit, duke i thën "sill Lubinë këtu! Sill palloshin". Të njejtën gjë ka kërkuar edhe Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi. 

“E ke mbyllur Belindën në kasafortë, na jep dokumentet!”, dëgjohet teksa thotë Bardhi.

kuvend sali berisha

Sondazh

Poll