Politike

Përplasjet në Kuvend/ Berisha: Mos i prekni deputetët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh duke e cilësuar si akt kriminal dhe të turpshëm prekjen ndaj deputetëve të opozitës.

18 Dhjetor 2025, 10:18 Nga D.S
Përplasjet në Kuvend/ Berisha: Mos i prekni deputetët
Sali Berisha

TIRANË- Seanca plenare në parlamentin e Shqipërisë në ditën e sotme, duket se ka marrë një kahje tjetër. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh duke e cilësuar si akt kriminal dhe të turpshëm prekjen ndaj deputetëve të opozitës. Ai vijon me akuza ndaj mazhorancës duke u thënë se po mbrojnë kriminelë dhe se do të përballen me pasoja të mëdha.

"Prekja e deputetëve është një akt kriminal, i turpshëm, i pashembullt. Jeni ju që mbroni hajdutët. Do të përballeni me proceset më të rënda. Ju që prekni deputetët do përballeni me proceset më të rënda. Larg, larg! Mos prekni deputetët se do përballeni me pasoja shumë të rënda. Po mbroni hajdutë, po mbroni kriminelë. Mos prekni deputetët. Mos zbatoni urdhrat e hajdutëve! Po mbroni hajdutët. Pirro, po ti, Zogu i Belindës. Ja pra, ik edhe ti. Ike. Gati e ke, i ke dy, jo një! Dorëzoni Agasin, dorëzoni pengmarrësin. Shkoni dhe gjeni Agasin, mos u merrni me deputetët. Shkoni dhe sillni Agasin këtu, pengmarrësin, terroristin, mos u merrni me deputetë,"  tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll