Politike

"Drejtësia ndërkombëtare ka lënë kokrrën e namit"/ Rama drejt Hagës për tu takuar me Thaçin: Dhimbja e nënave për martirët dhe gratë e përdhunuara…

A i shprehet duke thënë se e vetmja gjë që bënë luftarët gjatë luftës ishte që kërkuan të drejtën për të jetuar si të barabartë dhe se drejtësia në Hagë nuk po i jep drejtim.

18 Dhjetor 2025, 09:40 Nga D.S

"Drejtësia ndërkombëtare ka lënë kokrrën e

TIRANË- Kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një live në rrjetin Facebook rreth Gjyqit të Komandantëve të UÇK në Hagë. A i shprehet duke thënë se e vetmja gjë që bënë luftarët gjatë luftës ishte që kërkuan të drejtën për të jetuar si të barabartë dhe se për këtë ,drejtësia në Hagë nuk po i jep drejtim.

Rama thotë se, në këtë rast 'ka lënë kokrrën e namit', por beson se në fund e drejta do të fitojë. Ai përmend rastet e luftës në Kosovë duke thënë se drejtësia ndërkombëtare duhet ti konsiderojë si më të zymtat e Europës.

“Të reflektojmë mbi standardet e ulëta dhe nivelin shumë nën vijat e kuqe të një drejtësie, kur e vetmja gjë që bënë luftëtarët ishte të mbronin lirinë dhe kërkuan të drejtën të jetonin si të barabartë. Kjo është e vërteta dhe këtë të vërtetë nuk e tund dot askush, e jo më një çekiç absurd i një drejtësie ndërkombëtare që në këtë raste ka lënë kokrrën e namit. Dua shumë të besoj që në fund e drejta do të fitojë. Këtu nuk ka 2 apo 3, por vetëm një të drejtë. Ajo përjetësuar me gjakun e martirëve dhe dhimbjet e grave, e nënave të përdhunuara e sakatuara gjatë një periudhe nga më të zymtat në zemër të Europës”, tha ai./Dosja.al

rama hage lufta kosove hashim thaci

Sondazh

Poll