Politike

"Shqipëria e vlerësuar në tempullin e Europës"/ Rama pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor: Presidentja Osmani shkëlqeu! Me fjalë bindëse dhe punë këmbëngulëse ia ka dalë të zhbllokojë fondet

Gjatë një komunikimi live me qytetarët në Facebook, Kryeministri vlerësoi rolin e Vjosa Osmanit në zhbllokimin e fondeve të BE-së për Kosovën, duke theksuar se me fjalë bindëse dhe punë këmbëngulëse, Presidentja ia ka dalë.

18 Dhjetor 2025, 09:44 Nga E. D
"Shqipëria e vlerësuar në tempullin e Europës"/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Samiti i BE-së me Ballkanin ishte inkurajues dhe i suksesshëm për Shqipërinë dhe Kosovën. Gjatë një komunikimi live me qytetarët në Facebook, Kryeministri vlerësoi rolin e Vjosa Osmanit në zhbllokimin e fondeve të BE-së për Kosovën, duke theksuar se me fjalë bindëse dhe punë këmbëngulëse, Presidentja ia ka dalë. Më tej, Rama e vuri theksin tek anëtarësimi, ku tha se Shqipëria sot gëzon respekt dhe vlerësim maksimal në Bruksel. 

“Kemi përmbyllur mbrëmë një samit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, që ka qenë inkurajues dhe i suksesshëm për Shqipërinë dhe Kosovën. Presidentja Osmani ka shkëlqyer dhe, me fjalë bindëse dhe punë këmbëngulëse, ia ka dalë që të zhbllokojë fondet e bllokuara prej disa kohësh nga BE-ja.

Për Shqipërinë jemi në kushte që nuk kemi qenë ndonjëherë: të respektuar dhe të vlerësuar maksimalisht në tempullin e Europës në Bruksel, ku qëndrimi im ka qenë ai që dini. Qëndrimi im ka qenë troç, i drejtë dhe pa dorashka. Unë them atë që mendoj dhe bëj atë që them. Detyrat e shtëpisë i bëjmë në mënyrë korrekte, sepse duhet të jemi pjesë e BE-së. Në fjalën tonë e themi hapur, drejt në sy, dhe kjo na e ka rritur vlerën në këto tryeza. Hapja e të gjithë kapitujve është për ne inkurajim," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll