Politike

"Sillni Agasin!" Berisha në Kuvend: Këta fshehin Ergys Agasin, terroristin dhe peng marrësin

Nga foltorja, Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i drejtohet pozitës duke u thënë të sjellin Ergys Agasin pastaj mund të zhvillohet seanca.

18 Dhjetor 2025, 10:20 Nga D.S
"Sillni Agasin!" Berisha në Kuvend: Këta fshehin Ergys
Sali Berisha

TIRANË- Situata në parlamentin e Shqipërisë, vijon të jetë kaotike. Nga foltorja, Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i drejtohet pozitës duke u thënë të sjellin Ergys Agasin , të cilin e cilëson si 'terrorist', pastaj mund të zhvillohet seanca.

Ndërkohë Berisha gjithashtu u drejtohet edhe qytetarëve duke thënë se situata në të cilën ndodhen është ajo e betejës për ligjin. Sipas tij, opozita do ta ruaj pozicionin e saj në kuvend, për të mbrojtur Kushtetutën.

"Shkoni, sillni Agasin këtu, terroristin, pengmarrësin. Sillni Agasin këtu. Shko, para se të uleni këtu, duhet të gjeni Agasin, terroristin. Shkoni dhe sillni Agasin këtu, pastaj të bëjmë Kuvend. Shkoni! Terroristin, pengmarrësin.
Shkoni sillni Agasin këtu. Të dashur qytetarë dhe qytetare, këtu po zhvillohet një betejë për ligjin, për Kushtetutën.
Këta fshehin pengmarrësin e dy qytetarëve, Ergys Agasin, thuhet se edhe Lubia ka marrë dhenë, nuk e kam të sigurt.Por ne qëndrojmë këtu për interesat tuaja, ne qëndrojmë këtu për Kushtetutën, ne qëndrojmë këtu për ligjin.
Se këta e bëjnë vidh e ik, vidh e ik, vidh e ik. Jo dhe jo, vidh dhe ligj, vidh dhe ligj, ne këtë po përpiqemi t’u tregojmë këtyre. Agasin e ka fshehur Proda. Shkoni dhe sillni Agasin këtu," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha kuvend

Sondazh

Poll