Politike

“Në BE ndonjëherë i ‘luajnë’ marrëveshjeve”/ Rama pas Samitit në Bruksel: Fjalën tonë e themi drejt në sy, kjo e ka rritur vlerën në këto tryeza

Gjatë një komunikimi live me qytetarët në Facebook, Rama shtoi se do që t’i qëndrojnë marrëveshjes për mbylljen e negociatave deri në 2027.

18 Dhjetor 2025, 09:41 Nga E. D
“Në BE ndonjëherë i ‘luajnë’
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur për qëndrimin e tij në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, theksoi se vendi ynë është i respektuar maksimalisht në Bruksel dhe i mirëpritur në atë qe e quajti, tempullin e Evropës politike. Gjatë një komunikimi live me qytetarët në Facebook, Rama shtoi se do që t’i qëndrojnë marrëveshjes për mbylljen e negociatave deri në 2027.

"Qëndrimi im ka qenë ai që dini dhe mënyra si kam mbajtur qëndrimin është ajo që dinim troç e pa dorashka. Siç ua kam thënë dhe atyre, them atë që mendoj dhe bëj ata që thonë ata. Ne detyrat e shtëpisë i bëjmë në mënyrë korrekte, sepse e dimë që përmes atyre detyrave do të jemi pjesë e BE.

Fjalën tonë e themi drejt dhe në sy, kjo e ka rritur vlerën në këto tryeza. Kam theksuar se hapja  gjithë kapitujve është për ne inkurajim, kam ripërsëritur domosdoshmërisë ti qëndrojnë marrëveshjes, sepse e dini i janë këta, e luajnë ndonjëherë marrëveshjen, për mbylljen e negociatave deri në 2027. Do të fillojmë reformat, përpjekjet kundër problemeve që këta kanë dëshirë ti përmbledhin tek lfuata kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll