Politike

Gjyqi i Komandatëve të UÇK në Hagë/ Rama: Uroj që në fillim të 2026 të jepet pafajësi për Thaçin

Rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, ai e cilëson si shkelje të të drejtave të njeriut duke thënë se një i zgjedhur nga populli mbahet i mbyllur dhe i pa dënuar.

18 Dhjetor 2025, 09:29 Nga D.S
Gjyqi i Komandatëve të UÇK në Hagë/ Rama: Uroj
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një live në rrjetin Facebook rreth Gjyqit të Komandantëve të UÇK në Hagë. Rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, ai e cilëson si shkelje të të drejtave të njeriut duke thënë se një i zgjedhur nga populli mbahet i mbyllur dhe i pa dënuar.

Duke uruar që viti i ardhshëm të mbyllet me pafajësinë e Thaçit, Rama tha se gjatë periudhës së luftës, njerëzit kishin vetëm një faj, ai i rebelimit ndaj regjimit për të mbrojtur lirinë e tyre.

"Shkeljet e standardeve dhe të të drejtave të njeriut dhe të gjitha normave të të gjitha sistemeve ligjore janë e vetmja normë që kanë shkaktuar këtë farsë. Ku ende pa u dënuar, një president i zgjedhur nga populli dhe qytetarë që i kanë shërbyer Kosovës, mbahen mbyllur. Tani që ka mbaruar parada e dëshmitarëve qesharake, si dhe kanë mbaruar edhe dëshmitë tejet serioze të dëshmitarëve mbrojtës, kanë mbaruar hetimet. 

Uroj që viti i ardhshëm të jetë perdja e mbylljes së këtij tetari absurd të kësaj gjykate dhe të jepet pafajësia për Hashim Thaçin. Njerëz që të vetmin faj kanë që u rebeluan ndaj regjimit dhe morën armë për të mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e tyre njerëzor. Kjo është e vërteta dhe këtë të vërtetë nuk e tund dot askush, e jo më një çekiç absurd që ka lënë kokrrën e namit," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll