Politike

Qendra e Madhe e Eventeve në Korçë! Rama: Një qendër kulturore me ndikim në ekonominë lokale

Ai e cilëson këtë infrastrukturë si qendër me vlerë kulturore dhe me ndikim në ekonominë lokale.

17 Dhjetor 2025, 08:43 Nga D.S
Qendra e Madhe e Eventeve në Korçë! Rama: Një qendër
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga puna për ndërtimin e Qendrës së Madhe të Eventeve në Korçë. Me anë të një postim në Facebook, ai e cilëson këtë infrastrukturë si qendër me vlerë kulturore dhe me ndikim në ekonominë lokale.

Sipas tij, kjo hapësirë do të dedikohet për koncerte dhe festivale me përmasa të mëdha dhe moderne.

“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje nga puna për ndërtimin e Qendrës së Madhe të Eventeve në Korçë, një qendër kulturore, turistike dhe festive me ndikim në ekonominë lokale, ku do të përfshihen hapësira moderne për aktivitete kulturore, artistike dhe sociale, si edhe infrastrukturë e dedikuar për koncerte e festivale me përmasa të mëdha, në mjedise të hapura dhe të mbyllura, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama/Dosja.al

 

rama korçë

Sondazh

Poll