"Ka dy rrugë për largimin e Ramës", Salianji: Berisha në vend që të mbledhë njerëz për protestën, na kërkon llogari pse mblidhemi ne...
Gjatë fjalës së tij, Salinaji vuri në dukje se mbledhja e fundit zgjati katër orë duke u përqendruar tek debatet për figurat qeverisëse, ndërsa Ramës dhe Ballukut iu kushtuan vetëm pak minuta.
ELBASAN- Ervin Salianji kritikoi mbledhjet e fundit të Partisë Demokratike, duke theksuar se ato shpesh shndërrohen në “gjyqe ndaj demokratëve” dhe jo në diskutime për strategjinë e opozitës në terren. Gjatë fjalës së tij, Salinaji vuri në dukje se mbledhja e fundit zgjati katër orë duke u përqendruar tek debatet për figurat qeverisëse, ndërsa Ramës dhe Ballukut iu kushtuan vetëm pak minuta.
Salianji nënvizoi se mënyra për të larguar kryeministrin është përmes protestave masive dhe votës, duke theksuar nevojën për mobilizim të popullit opozitar dhe respekt të plotë për demokratët. Ai kritikoi mungesën e mbështetjes nga Berisha për aksionet në terren dhe vuri në dukje se fitorja arrihet përmes njerëzve që përfaqësojnë vlera dhe jo përmes heshtjes apo frikës.
Gjithashtu, Salianji shprehu pakënaqësi për vendimet e PD, përfshirë atë mbi Avokatin e Popullit, dhe kërkoi përgjegjësi dhe dorëheqje kur bëhen gabime, duke theksuar se mungesa e guximit tek disa nuk duhet të pengojë zhvillimin e debatit të brendshëm në parti.
Ervin Salianji: Mbledhjet tona shndërrohen në gjyqe ndaj demokratëve, në vend që të diskutohet për strategjinë që mund të përfaqësoje opozitën në terren, mbledhja e fundit ishte katër orë gjyq për mua dhe ju dhe 15 minuta për Ramën dhe Ballukun. Edi Rama nuk mundet as me armiq imagjinar, as me përbetime të ndërvitshme, nuk ka rrugë tjetër veç se respektimi i demokratëve, komunikimi me ta dhe një rinisje të vërtetë.
Ti çojmë shqiptarët drejt kutive të votimit dhe protestave. S’mund të vazhdojmë të mbajmë kokën pas duke thënë na vodhi këtë herë na vodhi atë herë. Me dy rrugë largohet Rama, protesta dhe te kutia e votimit.
E vetmja mënyrë për ta bërë këtë është që të çojmë në këmbë popullin opozitar. Duhet të shkojmë përtej vetes, të jemi të vërtetë dhe të qartë. Kjo nuk ndodh duke qëndruar çdo natë duke qarë. Fitorja arrihet me njerëz që përfaqësojnë vlera dhe humbësit duhet të bëjnë një hap pas.
Drejtuesi i PD në vend që të mbledhë njerëz për protestën, na kërkon llogari pse mblidhemi ne, në cilin nen ndalohet? Nëse çdo përfaqësues i PD do bënte këtë që bëjmë ne, PD do i kishte sheshet e protesta në shesh.
Si guxon dikush që të etiketojë njerëz që dergjen prej 13 vitesh në opozitë? Si mundet të thuhen për njerëz që kanë sakrifikuar pafund. Si rasti i Ndrecës në Durrës. Si mundet?
PD ka bërë gabim me Avokatin e Popullit dhe për këtë unë kërkova një akt, kam kërkuar dorëheqje sepse s’mund të thonë çdo herë bëmë gabim.
Reagimet e sotme dhe ndaj debatet që po përpiqemi të hapin, janë debate në favor të PD. Mungesa e burrërisë tek disa nuk mund të jetë një hall tjetër që duhet t’i shtohet kryesisë së PD./ Dosja.al
Sondazh
"Për demokratët ka vetëm një rrugë, protesta!" Salianji: I gjithë sistemi shtetëror është e rrënuar nga interesi personal i kryeministrit
Ervin Salianji ELBASAN- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji vijoi pasditen e sotme takimet me demokratë...
"Mbledhja e fundit e kryesisë së PD, 4 orë gjyq për mua dhe 30 minuta për Ramën", Salianji nga Elbasani: Rama nuk rrëzohet me armiq imagjinarë, por...
Ervin Salianji ELBASAN- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, komentoi mbi mbledhjen e fundit të Kryesis...
Salianji pritet me entuziazëm në Elbasan: Lëvizja jonë synon fitoren e PD! Në 22 dhjetor, energjia e kësaj salle duhet të përplaset në muret e Kryeministrisë
Ervin Salianji ELBASAN- Ervin Salianji, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, është pritur me entuziazëm nga mb...
VIDEO/ Salianji vijon turin e takimeve, mbush Teatrin “Skampa” plot me demokratët dhe simpatizantët e Elbasanit
Foto nga takimi ELBASAN- Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka vazhduar me turin e takimeve me strukturat e Partisë Demokratike, ku sot ishte n&eu...
Procesi i anëtarësimit! Cilat janë hapat e ardhshëm në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?
Edi Rama dhe Marta Kos BRUKSEL- Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE në vitin 2025 pa një përshpejtim t&...
SPAK kërkoi heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut! ZBARDHET shkresa me firmën e Altin Dumanit drejtuar Kuvendit
TIRANA- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), përmes një shkrese zyrtare të fir...
Një grup kriminal në krye të AKSHI, tetë nën akuzë për manipulimin e tenderave
Foto ilustruese Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, godit...
Pjesë e garës për Avokatin e Popullit/ Hysaj: Misionet publike nuk mbyllen me një proces, rruga ime vazhdon
Jola Hysa TIRANË- Jola Hysaj, ka folur për rrugëtimin e saj si pjesë e kandidaturës për Avokatin e Popullit. Përmes...
"Qytetarë është ora juaj!" SPAK kërkoi heqjen e imunitetit për Ballukun/ Berisha: Populli do të thotë fjalën e tij me 22 Dhjetor
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas kërkesës së SPAK, drejtuar Kuvendit për të...
SPAK kërkoi heqjen e imunitetit për Ballukun/ Blushi: Kuvendi të miratojë kërkesën, vjedhja e taksave të shqiptarëve nuk mund të ketë imunitet politik
Tedi Blushi TIRANË- Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka kërkuar mbledhjen e Këshillit...
