"Për demokratët ka vetëm një rrugë, protesta!" Salianji: I gjithë sistemi shtetëror është e rrënuar nga interesi personal i kryeministrit
Gjatë fjalës së tij, Salianjii theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes masive dhe dërgimit të një mesazhi të qartë ndaj qeverisë përmes mobilizimit të popullit opozitar.
ELBASAN- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji vijoi pasditen e sotme takimet me demokratët në Elbasan, duke ftuar të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike, jo vetëm të qarkut, të bashkohen në protestën e 22 dhjetorit përpara kryeministrisë në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Salianjii theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes masive dhe dërgimit të një mesazhi të qartë ndaj qeverisë përmes mobilizimit të popullit opozitar.
Salianji shtoi se situata aktuale e vendit kërkon reagim të fuqishëm, duke nënvizuar nevojën për përballje me të shkuarën dhe respekt për pronën, familjen dhe lirinë individuale. Ai gjithashtu krahasoi situatën me iniciativat në SHBA kundër komunizmit, duke theksuar se në Shqipëri ende mungon një datë zyrtare për të kujtuar viktimat e komunizmit.
Salianji: Kur gjithë sistemi shtetëror është e rrënuar nga interesi personal i kryeministrit, ka vetëm një rrugë protesta protesta protesta, në datën 22 dhjetor e gjithë energjia e Elbasanit duhet të përplaset në dyert e kryeministrisë.
Ne duhet të flasim për të gjithë elementet që e bëjnë partinë politike që një të tillë. Qeveria vijon ende në pushtet dhe ne po dëgjojmë dhe nuk po neglizhojmë asnjë demokrat të vetëm. Qindra demokratë po na kërkojnë që të bisedojmë me ta. Presidenti Trump shpalli 2 dhe 8 dhjetor si javën anti komunizmit, ndërkohë në Shqipëri nuk kemi ende një datë zyrtare për të kujtuar viktimat e komunizmit.
Një shoqëri që nuk përballet me të shkuarën e përsërit. Mentaliteti i shtetit që grabit përçmon pronën, sot protesta kombëtare duhet të jetë një zgjim i madh për gjithë popullin opozitar, mesazhi i qartë për një qeveri që nuk e njeh pronën, nuk respekton familjen dhe nuk mbron lirinë individual./ Dosja.al
Sondazh
"Mbledhja e fundit e kryesisë së PD, 4 orë gjyq për mua dhe 30 minuta për Ramën", Salianji nga Elbasani: Rama nuk rrëzohet me armiq imagjinarë, por...
Ervin Salianji ELBASAN- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, komentoi mbi mbledhjen e fundit të Kryesis...
Salianji pritet me entuziazëm në Elbasan: Lëvizja jonë synon fitoren e PD! Në 22 dhjetor, energjia e kësaj salle duhet të përplaset në muret e Kryeministrisë
Ervin Salianji ELBASAN- Ervin Salianji, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, është pritur me entuziazëm nga mb...
VIDEO/ Salianji vijon turin e takimeve, mbush Teatrin “Skampa” plot me demokratët dhe simpatizantët e Elbasanit
Foto nga takimi ELBASAN- Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka vazhduar me turin e takimeve me strukturat e Partisë Demokratike, ku sot ishte n&eu...
Procesi i anëtarësimit! Cilat janë hapat e ardhshëm në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?
Edi Rama dhe Marta Kos BRUKSEL- Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE në vitin 2025 pa një përshpejtim t&...
SPAK kërkoi heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut! ZBARDHET shkresa me firmën e Altin Dumanit drejtuar Kuvendit
TIRANA- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), përmes një shkrese zyrtare të fir...
Një grup kriminal në krye të AKSHI, tetë nën akuzë për manipulimin e tenderave
Foto ilustruese Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, godit...
Pjesë e garës për Avokatin e Popullit/ Hysaj: Misionet publike nuk mbyllen me një proces, rruga ime vazhdon
Jola Hysa TIRANË- Jola Hysaj, ka folur për rrugëtimin e saj si pjesë e kandidaturës për Avokatin e Popullit. Përmes...
"Qytetarë është ora juaj!" SPAK kërkoi heqjen e imunitetit për Ballukun/ Berisha: Populli do të thotë fjalën e tij me 22 Dhjetor
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas kërkesës së SPAK, drejtuar Kuvendit për të...
SPAK kërkoi heqjen e imunitetit për Ballukun/ Blushi: Kuvendi të miratojë kërkesën, vjedhja e taksave të shqiptarëve nuk mund të ketë imunitet politik
Tedi Blushi TIRANË- Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka kërkuar mbledhjen e Këshillit...
SPAK kërkoi heqjen e imunitetit, reagon Rama: Fakt i turpshëm, kërkon të arrestojë zv.kryeministren
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme në Kuvend për ...
